Site icon Telegrafi

Digne dhe Cash u goditen nga shishet e hedhura nga tifozët e Evertonit në festën e golit të Aston Villa

Lucas Digne dhe Matty Cash u goditën të dy nga shishet e hedhura nga tifozët e vendasve të Evertonit gjatë festimit të golit të Aston Villas pasditen e sotme (e shtunë).

Aston Villa mori një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Goli i vetëm për ekipin që drejtohet nga Steven Gerrard erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë me shënues Emi Buendia.

Lexo po ashtu Tifozët rivalë të Evertonit e vërshëllejnë dhe shajnë, por Gerrard i ‘mposht’ me një ‘shikim vrasës’

Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull pas golit, pasi festa e këtij goli ishte thuajse e përgjakshme për dyshen e Aston Villas, Digne dhe Cash.

Festa e lojtarëve të Aston Villas

Skuadra e Gerrard po festonte golin e tyre të madh nga Buendia para tribunës vendase në Goodison Park, kur tifozët filluan të gjuan me shishe në drejtim të lojtarëve.

Njëra nga shishet goditi mbrojtësin e krahut të djathtë, Cash, ndërsa e njëjta mendohet se goditi edhe mbrojtësin tjetër, Digne, me të dy që ranë në tokë.

Cash dhe Digne duke mbajtur kokën

Tifozët e Evertonit gjithashtu gjatë pushimit mes pjesëve vërshëllyen dhe shanë trajnerin e Aston Villas, Gerrard, i cili është legjendë e rivalëve, Liverpoolit.

Megjithatë, Gerrard i mposhtu me një ‘shikim vrasës’. /Telegrafi/

 

Exit mobile version