Digjet një veturë në hyrje të Vushtrrisë (Foto)

Një veturë ka marrë flakë në mëngjesin e hershëm në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Vetura e markës Audi, ka shpërthyer në zjarr në hyrje të rrethrrotullimit në hyrje të Vushtrrisë, rreth orës 07:00, njofton Klan Kosova.
Si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit nuk dihet, por që mësohet se askush nuk ka pësuar.
Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë edhe policia dhe zjarrfikësit.
Nga
Telegrafi
27/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































