Në mëngjesin e së shtunës, kulmi i një shtëpie në komunën e Vushtrrisë, është kapluar nga flakët.

Rasti ka ndodhur  rreth orës 6 e 30 e mëngjesit.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit, ndërkaq po e lokalizojnë zjarrin.

Sipas dëshmitarit i cili ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, shihet se kjo shtëpi gjendet në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij rasti.

73216151 10219220532331579 5644737502653710336 n