Digjet një shtëpi në Gllogoc, lëndohet një femër

Një femër ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri shtëpia e saj. Rasti ka ndodhur në Gllogoc.
"Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e saj. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë ankuesja e cila ka pranuar trajtim mjekësor", njofton policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































