LAJMI I FUNDIT:

Digjet një kafe-bar në Kumanovë si dhe dëmtohen banesat sipër saj!

Digjet një kafe-bar në Kumanovë si dhe dëmtohen banesat sipër saj!

Zjarrëfikësit e Kumanovës në orën dy të mëngjesit kanë intervenuar në objektin e djegur hotelierik, në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”, në lokalitetin ‘Potok Seravë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon komandanti i Njësisë së zjarrëfikësve territorial Kumanovë, Dejan Ilievski, zjarri është paraqitur në orën 01:52 pas mesnate, ndërsa tërësisht është lokalizuar në orën 03:25 minuta.

‘Është intervenuar me dy automjete të zjarrfikësve dhe gjashtë zjarrfikës’, shtoi Ilievski.


Nga zjarri është shkaktuar dëm i madh material, ku janë djegur tavolinat, karriget dhe inventari i tërësishëm në objekt. Përveç këtij objekti, nga zjarri dëm kanë edhe banesat mbi kafe-barin, ku janë dëmtuar dritare dhe është tymosur brendia e banesave.

Ekipi i SPB-së Kumanovë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes për shkaqet e zjarrit. /Telegrafi/