(E plotësuar) Tre punëtorë dhe një zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta trupore përderisa po mundoheshin të shuanin zjarrin që kishte kapluar fabrikën e këpucëve “Hit Shoes – Geris”, e cila gjendet në magjistralen Ferizaj-Shkup.
Fat në fatkeqësi mund të quhet ngjarja që ndodhi sot në këtë fabrikë e cila ka të punësuar rreth 200 punëtorë. Me fat ishin mbi 100 të punësuar që nuk u lënduan përderisa po punonin në fabrikë, kur zjarri përfshiu gjithë ndërtesën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kjo tragjedi alarmoi gjithë qytetin, ndërsa mblodhi zjarrfikësit nga pesë komuna për të shuar zjarrin e madh.
Policia së bashku më Qendrën e Zjarrfikësve, Qendrën Emergjente, e më vonë edhe me KFOR-in, kanë dal në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e personave që ndodheshin në të. Ndihmë për shuarjen e zjarrit u kërkua edhe nga komunat e tjera, Gjilani, Vitia, Lipjani e Shtimja.
Zëvendësdrejtori regjional në Policinë e Kosovës në Ferizaj, majori Basri Shabani tha se zjarri ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe flakët kanë qenë shumë të mëdha çka edhe kanë shkaktuar dëme.
“Sot rreth orës 09:00 të mëngjesit në qendrën e komunikimit kemi marr një informacion për incidentin e zjarrit në fjalë. Njësitet tona së bashku me zjarrfikësit, por edhe njësitet tjera të shpëtimit, i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Zjarri ka qenë mjaft i madh dhe dëmet siç shihen janë të konsiderueshme. Të lënduar fatmirësisht nuk ka, vetëm disa nga punëtorët deri sa po mundoheshin që të shpëtojnë diçka aty kanë pasur djegie të lehta të duarve. Gjithashtu edhe një zjarrfikës është i lënduar. Ende nuk mund të konfirmojmë shkakun e zjarrit, pritet që njësitet përgjegjëse dhe kompetente të japin mendimin dhe vendimin e vetë. Pothuajse e tërë fabrika është djegur”, tha majori Shabani.
Komandanti i njësitit të zjarrfikësve në Ferizaj, Halil Osmani tha se njësiti ka kërkuar ndihmë edhe na qytetet e tjera pasi që fabrika është mjaftë e madhe dhe posedon materiale djegëse.
“Diku në ora 09:05 minuta kish ndodh zjarri, e ka kapluar fabrikën dhe jemi munduar që me të gjitha forcat tona që kemi pasur që ta ndalim zjarrin dhe ta lokalizojmë. Mirëpo kjo është një material djegës, ka llastik, ngjyra, ngjitës dhe materiale tjera, që në përgjithësi janë të djegshme. Jemi duke u munduar që ta lokalizojmë e të mos përhapet e të del jashtë rendit të fabrikës. Fabrika është dëmtuar dhe thuajse është djegur e tëra. Përveç Ferizajt kam thirr Gjilanin, Vitinë, Kaçanikun, është dashur patjetër me kërkua ndihmë edhe në Lipjan e Shtime. Tash mbase kanë ardhur të gjitha këto ekipe ne kemi pasur mjaftë ujë, mirëpo kjo ka qenë një fabrikë e hapur dhe nuk e kemi pasur mundësinë që të jesh bash përballë me zjarrin dhe nuk e ke mundësinë të intervenosh në zjarr. E kemi edhe një zjarrfikës të lënduar, e kemi dërgu në spital dhe po presim”, tha Osmani.
Shkaqet e këtij zjarri ende nuk janë bërë të ditura, megjithatë disa nga punëtorët mendojnë se zjarri është shkaktuar nga ndonjë shkundi e salduesve. /KP/
Digjet fabrika e këpucëve në Ferizaj (Foto/Video)DETAJET: http://telegra.fi/b1UMLW
Posted by Telegrafi.com on 2016-04-09
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë