Digjen shtatë fëmijë në një shtëpi në Brooklyn-New York (Video)

Nëna e fëmijëve të vdekur dhe vajza e saj më e madhe shpëtuan duke kërcyer përmes një dritare të katit të dytë, por nuk mundën të shpëtojnë katër djemtë dhe tri vajzat e bllokuara në dhomat e tyre, thanë autoritet policore amerikane.
Fqinjët dëgjuar britmat e tyre dhe zjarrfikësit që luftuan me flakët.
“Kam dëgjuar një fëmijë teksa thërret “Mami, mami më ndihmo!”, tha një fqinj i përlotur në një deklarim për “New York Daily News”. “E pash ngjarjen nga dritarja e pasme, ku pash flakë dhe tymë të tmerrshëm”, transmeton lajmi.net.
Djemtë e vdekur ishin të moshave 5, 6, 7 dhe 11, dhe vajzat e vdekura të moshave 8, 12 dhe 15, transmeton lajmi.net.
Dëshmitarët thanë se nëna e cila kërceu përmes tymit dhe flakëve nga shtëpia dy katëshe, bërtiste duke kërkuar ndihmë që t’i shpëtoheshin fëmijët e saj.
“Kam dëgjuar nënën teksa thërriste. Fëmijët e mi janë në atje! Fëmijët e mi janë në atje! Nxirrini ata! Nxirrini ata!”, tha një fqinj i cili jeton aty afër.
Nëna dhe e bija e saj 14 vjeçe u lënduan rëndë gjatë hedhjes për t’i shpëtuar flakës dhe tymit.




















































