Diferenca e madhe mes Federerit dhe Williamsit: Publikohen shumat që fitojnë yjet e tenisit

Rafael Nadal ka konfirmuar edhe një herë talentin e tij që ka në tenis, duke arritur të triumfojë në Roland Garros, që ishte për të titulli i 13-të.
Kjo fitore e para pak ditëve e ka barazuar atë me triumfe me legjendën dhe atë që konsiderohet si më i miri i këtij sporti, Roger Federer.
Tenisti spanjoll e turpëroi Novak Djokovicin në finale, duke i shkaktuar humbjen më demoluese në karrierën e tij.
Federer jo vetëm se është tenisti më i paguar, por ai është edhe atleti që fiton më së shumti në histori të sportit, duke lënë pas vetës edhe emra si, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar dhe legjendën e basketbollit, LeBron James.
Forbes ka përpiluar një listë me atë se sa fitojnë tenistët, por edhe nga ana e reklamave:
Simona Halep: $10.9 milionë Triumfi në një garë të tenisit: $6.9 milionë Kontratat me reklama: $4 milionë

























































