Kohët e fundit e keni tepruar dhe keni abuzuar me ushqimin? Ndiheni të fryrë dhe të lodhur? Provoni dietën e orizit

Orizi, sidomos ai integral është një aleat i shkëlqyer për të luftuar fryrjen.


“Ndihmon organizmin për të eliminuar mbetjet sepse është i pasur me fibra që favorizojnë lëvizjen e zorrëve”, shpjegon Valentina Schiro, një biologe ushqimore e specializuar në shkencat e ushqimit.

Është një aleat i shkëlqyer i zorrëve. Ndihmon në ribalancimin e florës bakteriale. Për më tepër, është një burim i mirë i antioksidantëve të dobishëm për luftimin e inflamacionit.

Në krahasim me drithërat e tjera, orizi ka një avantazh të shtuar. Është më i tretshëm falë madhësisë së vogël të kokrrizave të amidonit.

“Orizi ka përmbajtje të lartë kaliumi, por pak natrium. Për këtë arsye është perfekt për ata që vuajnë nga problemet e fryrjes, celulitit dhe mbajtjes së lëngjeve. Orizi gjithashtu nuk përmban gluten, kështu që është i përshtatshëm edhe nga ata që vuajnë nga intoleranca”, shpjegon nutricionistja.

What Is The Rice Diet And How Does It Work

Çfarë të zgjedhësh

Për t’u dobësuar është mirë të përdorni orizin e bardhë, i cili është i pasur me niseshte dhe ka pak fibra, krahasuar me varietet integrale.

Orizi i kuq dhe i zi, për shembull, përmbajnë gjithashtu sasi të lartë antioksidantësh. Ato janë të pasur me flavonoide dhe polifenole, shkruan Class. Këto substanca kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore. Favorizojnë drenazhimin e lëngjeve në inde, përgjegjëse për fryrjen.

Gatimi i duhur

Preferohet që orizi gjatë kësaj diete të jetë i zier. Në varësi të gatimit lejon reduktimin e amidonit.

Rice DietNjë plan 3-ditor për t’u pastruar

Dita e parëKafjalli: Një filxhan qumësht orizi + 2 biskota të thata integrale + një grusht bajame

Dreka: Supë orizi (50 gr) dhe thjerrëzash (50 gr) e aromatizuar me rozmarinë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

Darka: 100-150 gr salmon, 50 gr bukë orizi dhe një sallatë perimesh të stinës (të gjalla ose të gatuara), një frut i stinës

Vakte të ndërmjetme: Një jogurt me bazë qumësht orizi ose dy galeta orizi me fruta të stinës.

Dita e dytëKafjalli: Kos me bazë qumësht orizi dhe elb i zier

Dreka: Rizoto me shafran, perime të gatuara ose gjalla dhe një frut i stinës

Darka: 100 gr pulë me erëza aromatike, perime të gatuara ose gjalla dhe një frut i stinës

Vakte të ndërmjetme: Kos me bazë qumësht orizi ose dy biskota me bazë miell orizi

Dita e tretëKafjalli: Kos me bazë qumësht orizi, një frut i stinës, 2 biskota integrale

Dreka: 150 gr peshk romb, 50 gr bukë me bazë miell orizi, perime të gatuara ose të gjalla.

Darka: Omëletë furre me perime, 50 gr bukë me bazë miell orizi, një frut i stinës

Vakte të ndërmjetme: 2-3 galeta orizi ose një gotë qumësht orizi me një lugë kafeje kanellë /Telegrafi/

woman holding scales 1