LAJMI I FUNDIT:

Dier premton dashuri të përjetshme për Tottenhamin: Kur të vdes do të doja që hiri im të shpërndahej në stadiumin e klubit

Dier premton dashuri të përjetshme për Tottenhamin: Kur të vdes do të doja që hiri im të shpërndahej në stadiumin e klubit

Ylli i Tottenham, Eric Dier, ka zbuluar se ai dëshiron që hiri i tij të shpërndahet në stadiumin e klubit ku ai luan.

Mesfushori ka dhënë një intervistë për ES Magazine të kësaj jave, ku u pyet se ku ai do të donte të varrosej dhe zbuloi besnikërinë e tij ndaj klubit që kalon edhe përtej varrit.

I pyetur se ku do të donte të varrosej më shumë në Londër, Dier tha: “Stadiumi i Tottenhamit do të ishte mirë!”.


“Unë do të doja që hirin tim ta shpërndajë në Tottenham Hotspur Stadium”.

“Unë me të vërtetë nuk kam ndonjë lidhje të thellë me Londrën përveç Tottenhamit, kështu që është një vend më i mirë sa çdo tjetër!”, deklaroi ai.

Dier që është rritur në Portugali ku luajti te Sporting Lisbona, ka zbuluar që heroi i tij i fëmijërisë ishte super ylli spanjoll i tenisit Rafael Nadal.

“Duke u rritur, tenisi ishte shumë i pranishëm në familjen time dhe unë me vëllezërit e mi ishim tifozë të mëdhenj të Nadalit”.

“Por duke e menduar, kurrë nuk do të kisha zgjedhur tenisin para futbollit”, ka deklaruar Dier, i cili në po këtë intervistë ka zbuluar se është fans i madh i lodrave LEGO. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori