Diego Simeone bëhet baba për herë të pestë

Diego Simeone është një ndër trajnerët më të mirë në botën e magjishme të futbollit.
Ai ka marrë një lajm fantastik në rrafshin familjar pas humbjes në ndeshjen kundër Real Madridit me rezultat 3-1.
Trajneri argjentinas është bërë baba për herë të pestë pasi ka mirëpritur gjatë mbrëmjes së kaluar vajzën, Valentina.
"Welcome Valentina", ka shkruar 48-vjeçari në llogarinë personale në Twitter teksa shihet duke e mbajtur në duar "princeshën".
Theksojmë se ky ishte fëmija i parë i Simeones me të dashurën Carla Pereyra, me të cilin është njoftuar para tre vjetëve.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































