Pushteti vendor në Dibër viteve të fundit në sferën e sigurisë në komunikacion ka realizuar projekte për ndërtimin e unazave rrugore. Deri tani janë realizuar projekte dhe janë ndërtuar tre unaza, ndërsa së fundmi është prezantuar projekti teknik edhe për një unazë në afërsi të Spitalit të Përgjithshëm të Dibrës. Komisioni për siguri në komunikacion pranë pushtetit vendor në bashkëpunim me ekspertë të komunikacionit në kontinuitet kanë dhënë mendime se ndërtimi i unazave dukshëm ka lehtësuar, por ka shtuar edhe sigurinë në komunikacion në rrugët e Dibrës.
Në fillim dhe në mbarin të Bulevardit “Iliria” në Dibër, deri tani janë vendosur dy unaza të cilat luajnë një rol të madh në sigurinë e komunikacionit. Njëra unazë është në afërsi të objektit të Komunës Dibër, kurse tjetra në kryqëzimin ku nga qyteti i Dibrës udhëtohet për në Strugë. Unaza e cila është në afërsi të objektit të Komunës luan një rol të veçantë edhe në lehtësimin të komunikacionit drejt rrugës kryesore të Dibrës “8 Shtatori”. Unaza e tretë është në afërsi të tregut të vjetër të Dibrës dhe po ashtu luan një rol të madh meqë lehtëson lëvizjen e automjeteve nga qyteti drejt vendkalimit kufitar “Bllatë” me Shqipërinë. Kryetari i Këshillit të Komunës, Bashkim Mashkulli, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit për siguri në komunikacion, ka informuar këshilltarët se përveç tre unazave, tani ka edhe një projekt teknik për ndërtimin edhe të një unaze të re.
Ndërtimi i kësaj unaze do të filloj shumë shpejt, thonë përfaqësuesit e pushtetit vendor. Sipas tyre, projekti për ndërtimin e unazës tek Spitali i Përgjithshëm do të financohet nga mjetet e buxhetit lokal. Unaza faktikisht do të lehtësoj komunikacionin në një nga rrugët më frekuentuese të qytetit. Bëhet fjalë për udhëkryq në afërsi të Spitalit të Përgjithshëm që pastaj lidh qendrën e qytetit si dhe vendbanimin “Qeranicë” dhe “Konjarë”. Të dhënat e institucioneve kompetente thonë se pikërisht në këtë udhëkryq ndodhin aksidente të shumta në komunikacion. Ekspertët e kësaj sfere thonë se ndërtimi i unazës në këtë lokacion tërësisht do të qetësojë frekuencën në këtë pjesë jugore të qytetit të Dibrës.
Komisioni për siguri në komunikacion, por edhe ekspertët e kësaj sfere theksojnë se katër unazat në Dibër do të lehtësojnë, por edhe do të sigurojnë komunikacionin e qetë në qytet. Veçmas unazat që lidhin bulevardin “Iliria”, meqë tani automjetet e rënda transportuese nuk frekuentojnë nëpër qytet, por duke shfrytëzuar unazat në komunikacion. Bëhet fjalë për automjetet transportuese, të cilët transportojnë mallra nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari drejt Shqipërisë, nëpërmjet vendkalimit kufitar “Bllatë”, por edhe anasjelltas, automjete të rënda transportuese nga Shqipëria, të cilët udhëtojnë drejt Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit. Edhe pse Dibra ka patur dhe ka udhëkryqe deri tani në sferën e komunikacionit, ky qytet asnjëherë nuk ka vendosur semafor. Por, edhe përkundrejt unazave që tani funksionojnë dhe angazhimi për ndërtimin edhe të një unaze të re së shpejti, kur është në pyetje sigurimi në komunikacion, Dibrës i duhet vendosja e një semafori sidomos në qendër të qytetit në kryqëzimin ku gjendet Posta dhe Gjykata Themelore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës - dyshohet se u përplasën me një betoniere

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Identifikohen katër të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Fushë Pezë

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn