Komuna e Dibrës është bllokuar me barrikadë, pasi Qeveria vendosi të shpallë gjendje krize në këtë komunë, si dhe në Qendër Zhupë, si pasojë e përhapjes së coronavirusit.

Siç shihet në disa fotografi të TV21, Komuna e Dibrës është e mbyllur për të gjitha hyrjet dhe daljet.


Ndërsa që problemi të jetë edhe më i madh, ka një zjarr të madh pyjor mbi qytet.

Ndryshe, zyrtarisht në Maqedoni janë konfirmuar 13 raste me coronavirus, ndërsa shumica prej tyre janë nga rajoni i Dibrës.

Dibra mk1