Shqipëria rendit e dhjeta në Evropë për sa i përket nivelit të të ardhurave që sjellin emigrantët. Edhe pse vitet e fundit ka pasur një zbehje të nivelit të ardhurave, përsëri shumë familje në vend jetojnë vetëm me remitancat.
Sipas të dhënave të Eurostat emigrantët sollën në Shqipëri 926 milionë euro gjatë vitit 2018. Serbia rezulton se ka nivelin më të lartë të remitancave në rajon, ndërsa Shqipëria ka lënë pas Kosovën dhe Maqedoninë.
Shumë familje në Shqipëri, kryesisht në zonat rurale, vijojnë të mbahen me të ardhurat nga emigrantët.
Në një raport Eurostat konstatohet se Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për nivelin e të ardhurave nga emigrantët dhe vendin e dhjetë në Evropë. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2018, në vend kanë hyrë gjithsej 926 milionë euro.
Remitancat kane qenë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare që prej rënies së komunizmit si pasojë e normës së lartë të emigracionit.
Në raport theksohet se mesatarja e remitancave gjatë viteve 2017-2018 ishte 1.15 miliard euro ose rreth 12 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto së vendit.
Rumania është vendi me nivelin më të lartë të remitancave që sjellin emigrantët dhe rezulton se gjatë 2018 ka përfituar 2.97 miliardë euro, ndërsa në vend të dytë renditet Serbia me 2.95 miliardë euro.
Shqipëria ndërkohë ka lënë pas vende si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat gjatë 2018 kanë pasur përkatësisht 200 milionë dhe 800 milionë euro.
Aktualisht, Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të emigracionit në botë në krahasim me popullsinë e saj. Sipas Kombeve të Bashkuara për vitin 2017, numri i emigrantëve shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit vlerësohet në 1.15 milion.
Rreth 90 për qind e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Evropë, pjesa tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe vetë qeveria ka pranuar në strategjinë për diasporën se Shqipëria vazhdon të mbetet një shtet i varur nga dërgesat e emigrantëve, madje, pranohet se rënia e remitancave në vitin 2008 deri në vitin 2013 solli rritjen e varfërisë në vend.
Në të njëjtin dokument thuhet se vlera e remitancave shkon nga 9 për qind deri në 15 për qind e të ardhurave për familjet në Shqipëri dhe me to sigurojnë ushqime, veshmbathje, ilaçe, apo përdoren për ndërtimin apo mobilimin e shtëpisë. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës