Diaspora ndihmon në zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin ekonomik në Maqedoni

Familjet që janë me punë të përkohshme jashtë Maqedonisë, gjatë pushimeve të verës në vendlindje, shpenzojnë mbi 4 mijë euro, pa llogaritur shpenzimet marramendëse për përgatitjet për ndonjë gëzim familjar, sikurse dasma, ose renovimin ose ndërtimin e shtëpive ku kalojnë vetëm pushimet, njofton REL.
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se autoritetet shtetërore duhet t’i hapin rrugë zhvillimit të bizneseve që ata realizojnë në vendet perëndimore edhe në vendlindje, duke u mundësuar mërgimtarëve, para së gjithash, të risin kapitalin e tyre, të ndihmojnë familjarët me hapjen e vendeve të reja të punës, por gjithsesi këto mjete, nëse kanalizohen në vendin e duhur, mund të paraqesin një shtyllë shumë e rëndësishme për mëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
“Detyrimisht mërgimtarët duhet parë si potenciali kryesor, madje i jashtëzakonshëm, për investime të reja, sepse tani mërgimtarët përfaqësohen nga gjenerata e dytë, madje dhe nga gjeneratae tretë, të cilët jetojnë në mërgim, ku ushtrojnë funksione dhe menaxhojnë biznese mjaft të suksesshme në vendet e Evropës, dhe potenciali i tyre mund të shfrytëzohet jashtëzakonisht shumë”.
“Por, për të investuar këtu duhet t’u garantohet siguri përkapitalin e tyre. Për fat të keq, në aspektin institucional, nuk ka mbështetje të dukshme për kapitalin e mërgimtarëve”, thekson për Radion Evropa e Lirë Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike.
Bekim Alimi i takon gjeneratës së dytë si mërgimtarë. Duke qenë se punon në Zvicër, ai ka incizuar disa nisma me kryetaren e komunës së Tetovës për zhvillimin e turizmit në fshatrat malore.
Ai na shpjegon se gjatë vizitës me përfaqësuesit e qytetit të Vilit të Zvicrës ka vizituar disa fshatra të Malësisë së Tetovës.
“Jetojmë në një botë globale, dhe njerëzit në forma të ndryshme krijojnë lidhje me çdo cep të botës…në këtë situatë, pse ne të mos e shfrytëzojmë këtë lidhje me vendlindjen tonë?! Me vendin që e njohim më së miri. Pse të gjitha ato përparësi që ofrohen në vendet ku jetojmë të mos krijohen kushte edhe për vendlindjen, ku investitorë të ndryshëm të futin në kanalet e investimeve edhe vendlindjen”.
“Në të njëjtën kohë, me krijimin e lidhjeve të biznesit, zviceranëve u krijohet një pasqyrë edhe më e qartë për migrantët të cilët i kanë si fqinj, në punë e në shkolla…përmes lidhjeve të biznesit krijohet dhe një lidhje më e fuqishme e njohjes…ata gjatë qëndrimit në fshatrat e Malësisë së Tetovës mbetën të mahnitur me kapacitetet që ofrojnë këto vendbanime, edhepse jetojnë në varfëri të skajshme”, thotë Bekim Alimi, duke mbetur me shpresë se projektet e iniciuara së shpejti do ë fillojnë të jetësohen në praktikë.
Ndërkaq, autoritet shtetërore të Maqedonisë në disa raste kanë theksuar se Maqedonia është e hapur për investitorët e huaj, përfshirë edhe kapitalin e mërgimtarëve , pa përcaktuar benifite të veçanta për kapitalin që vjen nga qytetarët e Maqedonisë me punë të përkohshme në vendet e Evropës dhe më larg.
Marjan Petreski, nga Kolegji amerikan në Shkup, bën të ditur se mjetet që sjellin mërgimtarët, qoftë gjatë pushimeve të verës ose në formë të remitencave për të ndihmuar familjarët e tyre për gjatë gjithë vitit, në bazë të një hulumtimi të realizuar nga institucioni që ai përfaqëson, ndikojnë në masë të madhe në uljen e varfërisë.
“Nëse nuk do të ishin mjetet që vijnë nga diaspora në Maqedoni për familjarët e tyre, në atë rast varfëria në nivel shtetëror do të ishte më lartë për tre përqind.”
“Mjetet që vijnë në formë të remitencave në Maqedoni nga mërgimtarët kryesisht shfrytëzohen për gjërat elementare dhe fare pak ose aspak këto mjete nuk destinohen përinvestime kapitale”, thekson Marjan Petreski, ekspert i ekonomisë.
Ndryshe, kapitali që sjellin mërgimtarët në Maqedoni është mbi 1.5 miliardë euro në vit, që përbën 20 përqindëshin e Bruto Prodhimit Vendorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Kanë helmuar qytetarët me mazut kancerogjen për të fituar pasuri mbi qindra milionë euro, kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi

Dyshohet se u përfshi në vjedhjen e dy veturave dhe gjësendeve të tjera në Mitrovicë, arrestohet një person

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët