LAJMI I FUNDIT:

Diana ndërpret rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova, lë shtëpinë

Diana ndërpret rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova, lë shtëpinë
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Një moment prekës dhe emocional ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, ku konkurrentja Diana Tahiri ka vendosur të largohet nga gara.

Vendimi i saj erdhi pas një situate të rëndë familjare që i është bërë e ditur gjatë vizitës së motrës së saj, Adrianës, në spektaklin e të hënës.

Motra e Dianës e ka njoftuar për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të babait të tyre, i cili është i shtrirë në spital në Norvegji pas problemeve me zemrën. Ky lajm tronditës e ka prekur thellësisht Dianën, e cila pas disa momenteve reflektimi ka vendosur të kontaktojë babain e saj përmes një telefonate në shtëpinë e BBVK. Diskutimi mes tyre ka qenë vendimtar për të marrë këtë hap.


Arioni i mërzitur gjatë largimit të Dianës nga shtëpia e BBVK 3 (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Pas bisedës me babain, Diana e ka ndarë vendimin e saj me banorët, duke i informuar se do të largohet nga shtëpia dhe do të ndërpresë rrugëtimin e saj në mes. Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Largimi i Dianës ka prekur jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe publikun, i cili ka ndjekur këtë moment emocional. Fansat dhe ndjekësit e saj kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje në rrjetet sociale, duke i uruar forcë dhe shërim të shpejtë babait të saj.

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Diana u shqua si një prej banorëve model për sjelljen dhe karakterin e saj, teksa gjatë këtij rrugëtimi krijoi edhe një lidhje me konkurrentin tjetër të shtëpisë, Arionin, për të cilin familja duket se nuk kanë qenë dakord. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori