LAJMI I FUNDIT:

Dialogu me Serbinë, tema e radhës në tryezën e PSD-së me partitë politike

Dialogu me Serbinë, tema e radhës në tryezën e PSD-së me partitë politike

Partia Social Demokratike (PSD), do të jetë partia e radhës e cila do të organizojë tryezën e partive politike, mirëpo varet nga seancat e Kuvendit të Kosovës se kur do të caktohet koha për ta mbajtur këtë tryezë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin shefi i Grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu.

Sejdiu tha se tema e cila do të diskutohet në këtë tryezë do të jetë “dialogu me Serbinë”.


“Tryezën e radhës e thërret PSD-ja. Varësisht prej seancave do ju tregojmë me kohë ditën. Tema do të jetë dialogu me Serbinë”, ka thënë Sejdiu.

Ndryshe, kjo do të jetë tryeza e katërt me radhë e organizuar nga partitë politike.

Tryeza e tretë është mbajtur para dy jave dhe ishte e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me temë “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, në të cilën tryezë ka pasur akuza e kundër akuza mes përfaqësuesve të partive politike, se këto diskutime po sjellin agjenda të brendshme partiake e tendencioze por jo edhe unitet për tema të mëdha politike që e presin Kosovën në të ardhmen e afërt.

Ndërkaq, tryeza e parë, ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kurse e dyta nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Tryeza të tilla janë organizuar me qëllimin që të arrihen konsensusi nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe.  Por analistët dhe shoqëria civile këto tryeza  i kanë vlerësuar pa efekt edhe blerje kohe e jo shumë produktive që do të jenë në dobi të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori