Dialogu në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë i cili pritet të mbahet sot në Bruksel ka shumë paqartësi dhe informatat zyrtare janë shumë të mangëta.
Kështu kanë vlerësuar për Telegrafin, analistët Artan Muhaxhiri dhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP).
Muhaxhiri theksoi se ka mungesë të transparencës për ekspertët dhe ekipet e tyre respektive, si dhe synimet që planifikojnë t’i arrijnë në këtë proces.
Sipas tij, nuk është bërë e qartë nëse vërtet janë realizuar të gjitha përpjekjet për angazhimin kontributdhënës të ekspertëve më të mirë që ka Kosova.
“Informatat zyrtare për këtë takim ende janë tejet të varfra, gjë që ndikon në nxitjen e paqartësive për pritshmëritë që mund t’i kemi. Ka mungesë të transparencës për ekspertët dhe ekipet e tyre respektive, si dhe synimet që planifikojnë t’i arrijnë në këtë proces. Gjithashtu nuk është bërë e qartë nëse vërtet janë realizuar të gjitha përpjekjet për angazhimin kontribut dhënës të ekspertëve më të mirë që ka Kosova”, tha ai.
Muhaxhiri vlerësoi se temat për bisedimet në dialogun me Serbinë janë të gjëra dhe komplekse, mirëpo siç tha ai shkas i kësaj situatë është ngadalësia e Bashkimit Evropian, e cila nuk ka aftësi që ta garantojë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të deritanishme.
“Panorama e temave që duhet të trajtohen është jashtëzakonisht e gjerë dhe komplekse, fakt i cili imponon identifikimin e prioriteteve jo vetëm politike dhe ekonomike, por edhe të atyre emocionale – siç është çështja traumatike e të pagjeturve. Ndër arsyet kryesore për këtë situatë është ngadalësia vepruese e BE-së, e cila me paaftësinë e saj që ta garantojë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të deritashme ka ndikuar në një demotivim të përgjithshëm – edhe të palës kosovare për arritjen e maksimumit, por edhe të qytetarëve në raport me presionin pozitiv ndaj politikanëve. Në bazë të këtyre argumenteve, pritshmëritë janë minimale”, tha ndër të tjera ai.
Muhaxhiri potencoi se çdo lloj relacioni me Serbinë është e pamundur të mos politizohet, edhe në raste kur s’ka të bëjë me politikë.
“Është pothuajse e pamundur që të mos politizohet çdo lloj relacioni me Serbinë, edhe në rastet që aspak s’kanë të bëjnë me politikë. Prandaj, tingëllon naiv tentimi që bisedimet në nivel të ekspertëve të zhvishen nga petku i peshës së madhe politike që e kanë. Fuqia përfaqësuese e Kosovës në etapën e fundit të dialogut do të varet nga të garantuarit e bazës mbështetëse parlamentare. S’ka logjikë të merren vendime madhore nga dialoguesit pa u harmonizuar paraprakisht me deputetët dhe pa u siguruar miratimi legjislativ. Aktet e tilla kërkojnë rikonfigurime të koalicionit qeverisës dhe përkrahje të konsiderueshme nga aleatët tanë ndërkombëtarë”, tha ai, duke shtuar se përbrenda spektrit politik kosovar nuk ekziston gatishmëria vullnetmirë e tejkalimit të kufizimeve meskine dhe bashkëpunimeve nën një ombrellë përbashkuese.
Edhe Arber Fetahu nga GSJP, për Telegrafin ka thënë se ka mungesë të transparencës në dialogun Kosovë-Serbi, dhe si rrjedhojë është e vështirë që të projektohen edhe pritshmëritë nga ky takim.
“Është e rëndësishme që ta përmendim që në krye të herës se ka mungesë të theksuar të transparencës në dialog, dhe sidomos në diskutimet që janë bërë në nivel ekspertësh. Rrjedhimisht, është vështirë të projektohen edhe pritjet. Përpos dakordësisë dhe njoftimit që në takimin e parë është diskutuar për personat e pagjetur, të zhvendosur dhe ekonominë, se deri ku kanë mbërritur palët në këto pika nuk ka qartësi. Sidoqoftë, pritjet duhet të jenë modeste edhe nga ky takim. Është pak e besueshme se pas takimit të parë të ketë pajtushmëri të gjerë të dy delegacioneve për temat e trajtuara dhe potencialisht draftimit të një marrëveshjeje”, ka thënë ai.
Fetahu u shpreh se bazuar në historikun e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, takimi i radhës do të ketë vazhdimësi të diskutimeve për përafrim të qëndrimeve.
“Duke shikuar edhe në aspektin e historikut të dialogut të udhëhequr nga BE, nga ky takim mund të presim vazhdimësi të diskutimeve për përafrim të qëndrimeve. Mund të ketë trajtim të temava më tutje, por nuk e besoj që mund të ketë nënshkrime apo ndonjë pajtim substancial midis dy palëve negociuese. Madje, sheshitja e temave për shumë kohë është karakteristikë e këtij dialgu”, tha ndër të tjera Fetahu, duke shtuar se do të ishte befasi nëse do të ketë diçka konkrete dhe substanciale.
Ndryshe, sot në Bruksel do të zhvillohet një takim i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian (BE). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri