E plotësuar: Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Takimet ndërmjet Escobarit me krerët e shtetit po mbahen vetëm një ditë para takimit në Ohër të Maqedonisë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ka filluar të mbahet takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.


Takimi po mbahet vetëm një ditë para se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të takohen në Ohër të Maqedonisë për të diskutuar aneksin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

336591772 6163059923752093 8662977621632564058 n

Pas takimit Osmani-Escobar, të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Ndërkaq, takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Escobarit do të mbahet në ora 11:00. /Telegrafi/

336584087 958817395555800 4171123912262281366 n

336543213 715658180045893 3597309930546083435 n