Dagz dhe Einxhel kanë sjell së fundmi një projekt të ri muzikor të titulluar "Dhuratë".

Kjo këngë siç thuhet i dedikohet djalit të tyre, Trev, të cilit ia kanë zbuluar edhe portretin për herë të parë.


Në klip përveç tyre të përfshirë janë edhe familjarët e çiftit të famshëm, që viteve të fundit kanë qenë mjaft shumë në vëmendje.

Screenshot 3 53 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Einxhel me producim nga GNMusic (VN Entertainment, Dagz e po ashtu edhe nga moderatorja).

Miksimi dhe masterizimi u bë nga GNMusic nën drejtimin e Valbonë Jasharit.

Screenshot 5 39 Foto: Screenshot/YouTube

Ata u bënë prindër për herë në dhjetor të vitit të kaluar.

Dyshja u njohën në Big Brother VIP Albania, ku edhe tani jetojnë mes Kosovës e Shqipërisë. /Telegrafi/