Dhurata e Bleona Qeretit për 'ditën e fëmijëve' do ju befasojë (Foto)

Dita e fëmijëve është 1 qershori dhe shumë yje kanë dal të festojnë me fëmijët.
Por, Bleona Qereti ka vendosur të bëjë diçka të veçantë për festën e fëmijëve.
Këngëtarja shqiptare ka dhuruar gjak për të gjithë fëmijët talasemik.
“Dhuro gjak, shpëto një jetë!Ky ishte #1Qershori im, në ndihmë të kauzës për fëmijët talasemikë. Nëse të gjithë fëmijët në botë kërkojnë në këtë ditë dhurata, fëmijët talasemikë e vetmja gjë që kërkojnë është gjaku… Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, ndaj ndihmo edhe ti, dhuro gjak në dy ditët e ardhshme për fëmijët e sëmurë pranë Klinikës Keit ! Gëzuar 1 qershorin#love #Bleona”, ka shkruar Bleona në Instagram. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/06/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































