Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, do të performojë në një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë.

Artista do të jetë një nga performancat kryesore në festivalin “Beach Please”, i cili do të mbahet në Rumani këtë verë.


Dhurata Dora do të ngjitet në skenën e festivalit të dielën, më 14 korrik, dhe do të ndajë skenën me disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës botërore.

Beach Please Festival

Lajmi ka ngjallur shumë entuziazëm te fansat e saj, të cilët janë të emocionuar për të parë performancën e saj live.

Në këtë event të madh muzikor do të marrin pjesë edhe artistë të njohur ndërkombëtarë si: French Montana, Travis Scott, Ice Spice, Swae Lee, dhe shumë të tjerë.

dhurata

Festival “Beach Please” pritet të tërheqë mijëra adhurues të muzikës nga mbarë bota, duke e bërë këtë një ngjarje të paharrueshme.

Dhurata Dora, e cila ka fituar zemrat e publikut me hitet e saj dhe performancat energjike, është e njohur për talentin dhe karizmën e saj skenike.

Pjesëmarrja e saj në këtë festival jo vetëm që është një arritje e madhe për karrierën e saj, por gjithashtu një nder për muzikën shqiptare në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/