Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, e cila tashmë ndiqet nga afro tre milionë njerëz vetëm në Instagram.


Bukuroshja së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin ka mahnitur me dukjen.

Screenshot 24 4 Foto: Screenshot/Instagram

Ndonëse shfaqet e thjeshtë, ajo merr vëmendje me një palë xhinse, triko të shkurtër e xhaketë lëkure.

"Ka kohë që nuk jemi parë", ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Screenshot 25 4 Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

E njëjta ka kohë që nuk ka sjellë edhe projekte të reja, duke qenë paksa më e tërhequr nga muzika. /Telegrafi/