Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka prezantuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin “Pa mu”, e cila po ashtu vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.


Artistja e famshme ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në videoklip, duke qenë se gjithnjë i kushton rëndësi të madhe.

Screenshot 1 79 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe melodia u realizua nga Dora, Tonic dhe Denk me ‘beat’ nga Bannzz dhe DjR Beatz.

Miksimi dhe masterizimi vlen të ceket se u bë nga Manu, gjersa për producimin u kujdes Panda Music.

Screenshot 2 55 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja i është besuar produksionit RED JIMI.

Kënga duhet theksuar se tani ndodhet në të gjitha platformat muzikore përfshirë, YouTube dhe Spotify. /Telegrafi/