Dhunuesi: Ndjehesha i ngazëllyer kur e rraha Selën (Foto)

Mediat pro OBRM-PDUKM-së kanë bërë propagandë ndaj kryetarit Ziadin Selës, liderit të LR-PDSH-së.
Si pasojë e kësaj, analistët thonë se ka ardhur deri te dhuna ndaj deputeti shqiptar, i cili është lënduar në kokë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
E sulmuesi, i cili është identifikuar si Kosta Delov, ka pohuar se ndihet shumë mirë me dhunën që ka ushtruar ndaj Selës.
''Ndjenja kur brutalisht e kam rrahur Ziadin Selën me grushte në kokë është e pa përshkruar! Shtriju poshtë ndyrësira shqiptare'', ka shkruar dhunuesi.
Ndryshe, Sela u lëndua në kokë dhe i njëjti, për fat të mirë është mirë, të cilën gjë e ka konfirmuar partia e tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































