Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur Kuvendin e Punës ka kanë folur për raportin financiar, planifikimin e buxhetit si dhe paraqitën problemet aktuale me të cilat komiteti i biznesit është duke u ballafaquar, përfshirë këtu edhe infrastrukturën ligjore.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi ngriti edhe sfidën e largimit të qytetarëve të kualifikuar si rezultat i mungesës së sigurimit të familjes me paga të ulta, sigurimit shëndetësor dhe sigurimit në rast të mbetjes e/i papunë, e që pritet të shkaktojnë dëme pothuajse të pariparueshme.
Krasniqi ritheksoi kërkesat e domosdoshme të ndryshimeve të ligjeve si: Ligji i punës, Ligji për Tregti të Brendshme, ulja e TVSH në ushqim në 5%, ulja e TVSH në 6% për akomodim në Hoteleri, përkrahja me 10% e prodhimeve vendore në blerje në markete, përkrahje me 10% në eksport për prodhimet që ne i eksportojmë, përkrahje në rritjen e numrit të të punësuarve dhe krijimi i një oferte reale për investime, përmirësimi i politikave fiskale si pagesa e TVSH-së në inkasim dhe brenda vendit, e jo në Doganë, krijimi i produkteve strategjike në bujqësi dhe riorientimi i grandeve dhe subvencioneve si rezultat i kësaj, krijimi i një strategjie reale të zhvillimit ekonomik, e cila i mungon Qeverisë në orientimin e investimit të bizneseve etj.
Krasniqi potencoi se përmirësimin i këtyre ligjeve mundëson që të punojnë më shumë dhe në mënyrë më të lehtë.
Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Zana Beqiri tha se plani për vitin 2024 është një plan ambicioz.
Ndërsa, prezantimi i Raportit financiar të DHTIK është bërë nga Sekretari i Bordit, Shyqiri Bytyqi i cili njëkohësisht shfrytëzoj rastin të diskutojë me përfaqësuesit e bizneseve disa nga barrierat të cilat po ju paraqiten me legjislacionin në fuqi, duke vënë theksin veçanërisht tek ndryshimet në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore.
Eksperti Ligjor i Dhomës së Tregtisë, Mazllum Baraliu potencoi se DHTIK me impute nga bizneset ka përcjellë me kohë rekomandimet të cilat është dashur të inkorporohen në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore.
Përgjatë këtij Kuvendi është bërë edhe propozimi për anëtarë të ri të Bordit, ku me shumicë votash pro është miratuar propozimi që Agon Makolli nga biznesi “Rikon” dhe Aida Selimi nga biznesi “Link Insurance”, të jenë pjesë e Bordit të DHTIK.
Në Kuvend u bë po ashtu edhe diskutimi me anëtarët, të cilët patën mundësinë që të ngrisin çështjet të cilat paraqesin barriera në punën e tyre të përditshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shoku-Eventi-1-1-1-780x439.png)
Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin "Shoku" të Cesare Pavese-s
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe