LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Përfaqësuesve nxjerr rezolutë: Donald Trump “i paaftë për të kryer detyrat”

Dhoma e Përfaqësuesve nxjerr rezolutë: Donald Trump “i paaftë për të kryer detyrat”

Gjersa Dhoma e Përfaqësuesve po përgatitet të mblidhet, zyra e Kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi ka lëshuar një kopje të rezolutës së sotme, duke i bërë thirrje nënkpresidentit, Mike Pence të thërrasë amendamentin e 25-të dhe ta largojë nga detyra presidentin, Donald Trumpin.

Në tekst, rezoluta nxit Pencen të “deklarojë atë që është e qartë për një komb të tmerruar: se Presidenti nuk është në gjendje të kryejë me sukses detyrat dhe kompetencat e tij”, raporton bbc.

Ajo akuzon presidentin Trump për inkurajimin e “protestuesve dhe kryengritësve për të” marshuar në Kongresin amerikan” dhe “luftuar” gjatë një tubimi më 6 janar, transmeton Telegrafi.


Presidenti akuzohet gjithashtu për “të paktën tre përpjekje për të ndërhyrë në procesin e ligjshëm të numërimit të votave dhe procesit të certifikimit në Georgia”.

Nëse Pence dështon të veprojë në lidhje me rezolutën, demokratët kanë sinjalizuar synimin e tyre për të fajësuar presidentin Trump, i cili do të jetë i dyti brenda katër vjetëve.

Ndryshe, Biden pritet të merr detyrën si president i 46-të i SHBA-së më 20 janar të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

Amerika
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori