Këto janë termet më të përdorura gjatë vitit 2023 në fjalimet politike, rezolutat e OKB-së, dhe postimet në rrjetet sociale, ku përfshihen edhe ato të përditshmet.
AI
Gara për avancimin e Inteligjencës Artificiale (Al) filloi në fund të vitit 2022, kur OpenAl prezantoi ChatGPT-në. Në vitin 2023 Al vetëm u fuqizua, me miliona përdorues dhe funksione të ndryshme.
Gjigantë tjerë teknologjik si Google dhe Meta, filluan përpjekjet për krijimin e produkteve të tyre të Al.
Presidenti amerikan, Joe Biden, në tetor lëshoi një urdhër ekzekutiv mbi standardet e sigurisë së Inteligjencës Artificiale. Pothuajse dy muaj më vonë, pas negociatave intensive, vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje historike për rregullimin e Al.
Autentike
Fjala “autentike” u zgjodh si fjala e vitit në fjalorin Merriam-Webster, për shkak se ishte kërkuar shumë nga lexuesit, sipas botuesve të fjalorit amerikan.
Arsyeja pse kjo fjalë kërkohet shumë, është sepse ka një sërë kuptimesh dhe shpesh ngjall debat.
Në epokën e Inteligjencës Artificiale, fjalët që mbajnë kuptimin e “vërtetë” ose “të vërtetë”, janë mjaft të rëndësishme.
Gjithashtu, “autentik” lidhet edhe identitetin, gjë që e ka bërë më të popullarizuar si fjalë.
Brezi i grusht shtetit
Grusht shtetet janë rikthyer në Sahel të Afrikës, dhe bashkë me ta ra edhe ndikimi francez në vendet afrikane, ku Rusia është ofruar si partner i sigurisë.
Premtimi rus për një zëvendësim të Wagner ose Wagner 2.0, thuhet se nuk ka gjasa të sjellë siguri dhe stabilitet në një rajon të varfër, të pasigurt, dhe të keqqeverisur.
Por, nëse afrikanët e gjetën veten mes dy opsioneve, ajo që humbi ishte Franca.
Tërheqja e trupave franceze u mirëprit kryesisht në vendet e parikuperuara nga kolonializmi dhe epoka post-koloniale.
Brezi i grusht shtetit, është një koncept gjeopolitik i shfaqur gjatë vitit 202 për të përshkruar rajonin e Afrikës Perëndimore, Afrikës Qendrore, dhe Sahelit.
Dollarizimi dhe de-dollarizimi
Të dy këto terme të kundërta, kanë shkaktuar bujë gjatë vitit 2023.
De-dollarizimi është një trend gati dhjetëvjeçar, i cili reflekton pakënaqësi në rritje me hegjemoninë e dollarit amerikan.
Njoftimi i gjashtë vendeve të tjera që i janë bashkuar organizatës BRICS, i dha shtysë de-dollarizimit këtë vit.
BRICS po përpiqet të zëvendësojë dollarin amerikan me “R5”, referencë kjo për pesë valutat e përdorura nga anëtarët themelues të BRICS: reali brazilian, rubla ruse, rupi indiane, renminbi kinez, dhe randi i Afrikës së Jugut.
Bashkimi i Arabisë Saudite, Iranit, Etiopisë, Egjiptit, Argjentinës, dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në BRICS, do të thoshte se përpjekja për de-dollarizimin duhet të vazhdojë.
Armëpushim humanitar
Një nga debatet më të hidhura të vitit, ishte ai për luftën midis Izraelit dhe Hamasit, që dërgoi në humbjen e mijëra jetëve.
Ndërsa Izraeli nisi fushatën ushtarake në Gazë pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, komuniteti ndërkombëtar tregoi unanimitet në thirrjet publike për të mbrojtur civilët.
Duke marrë parasysh thirrjet nga organizatat humanitare dhe organet e OKB-së si Organizata Botërore e Shëndetësisë, shumica e vendeve bënë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm”.
Sipas mbështetëses më të zëshme të Izraelit, SHBA-së, dhe aleatëve të saj pro-izraelit si Britania e Madhe dhe Gjermania, armëpushimi do të nënkuptonte periudhë mjaft të gjatë, e cila do t’i jepte kohë Hamasit për t’u rigrupuar.
Fosilet
Gjatë vitit 2023, paleontologët kanë zbuluar disa fosile revolucionare, nga merimanga e dytë më e madhe australiane në botë, te një balenë miniaturë 41 milionë vjeçare në Egjipt.
Por, këto fosile nuk ishin temë e konferencës së COP28 në Dubai, që njihet ndryshe si një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, dhe shtëpia e shtatë e të ashtuquajturave “bomba karboni”, për projektet më të mëdha të prodhimit të karburanteve.
Pjesëmarrësit e konferencës arritën të gjenin një kompromis, dhe një marrëveshje përfundimtare.
Jugu Global
Jugu global ka zëvendësuar termin “bota e tretë”, i cilin përfshin vendet më pak të zhvilluara, si dhe ato në zhvillim e sipër.
Si term i zgjedhur paraqet mospërputhje gjeografike pasi shumica e vendeve të përfshira në Jugun Global gjeografikisht janë pjesë e hemisferës veriore.
49.3
Lëvizja e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të rritur moshën minimale të pensionimit nga 62 në 64, shkaktoi një valë protestash që dominuan Francën gjatë vitit 2023.
Ndërsa kundërshtarët e reformave të pensioneve organizuan greva dhe protesta në qytetet franceze, qeveria e dërgoi reformën në parlament.
Termi “Quarante-neuf trois” (dyzet e nëntë e tre), ka të bëjë me nenin e diskutueshëm të kushtetutës franceze 49.3, i cili jep parlamentit të drejtën të kalojë projektligjin pa votim.
Rizz
Nga fjalori i Oxford, “rizz” është shpallur fjala e vitit 2023, duke lënë pas termat “swiftie”, “situationship”, dhe “de-influencing”.
“Rizz” përcakohet si stil, atraktivitet, ose aftësi për të tërhequr partnerin në mënyrë romantike.
Termi mund të përdoret edhe si folje, me ç’rast nënkupton tërheqje apo joshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës