Telegrafi

Dhjetë krahasimet që tregojnë se Valverde është nivel tjetër nga Enrique (Foto)

Ernesto Valverde ka gëzuar një fillim të shkëlqyer në jetën e tij në Camp Nou, dhe tashmë ai është duke fituar poenë në disa aspekte në të cilat ai ka shkëlqyer më shumë se paraardhësi i tij, Luis Enrique.

Ish-trajneri i Athletic Bilabos e ka kthyer gjigantin katalunas në një arrë të fortë për çdo skuadër, teksa mediat evropiane po thurin elozhe për të.

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka bërë disa krahasime mes trajnerit aktual të Barçës dhe paraardhësit së tij, Enrique, duke treguar se Valverde është nivel tjetër për dallim nga ai.

1.Menaxhimi i Andres Iniestas

 

 

Andres Iniesta (Getty Images)

Nën drejtimin e Valverdes, Iniesta ka bërë 13 ndeshje si titullar në La Liga, ndërsa nën drejtimin e Enriques kishte 13 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

2.Jordi Alba

Jordi Alba (Getty Images)

Enrique e linte shpesh në bankë, ndërsa Valverde nuk e ndërron asnjëherë në krahun e majtë të mbrojtjes.

3.Marrëdhëniet me mediat

Luis Enrique (Getty Images)

Enrique tregohej i ashpër me mediat, ndërsa Valverde përgjigjet në të gjitha pyetjet.

4.Marrëdhëniet me klubin

 Ernesto Valverde (Getty Images)

Valverde pajtohet me të gjitha vendimet e klubit. Enrique refuzoi shitjen e Arda Turanit në Kinë vitin e kaluar.

5.Roli i Paco Alcacerit

Paco Alcacer (Getty Images)

Valverde luan shpesh me Alcacerin në krah të Luis Suarezit dhe ka shënuar shumë gola. Enrique gjithmonë e shihte si zëvendësues të uruguaianit.

6.Zëvendësimet

Valverde ka bërë shpeshherë zëvendësime taktike që kanë qenë vendimtare duke ndryshuar fatin e jetës. Enrique ndonjëherë ka përfunduar ndeshjen pa bërë asnjë zëvendësim.

7.Rotacioni

 (Getty Images)

 

Rotacioni i Valverdes është shumë inteligjent. Në anën tjetër, Enrique me rotacionin e tij krijonte konfuzion në skuadër.

8.Qendërmbrojtësit

Thomas Vermalen (Getty Images)

Valverde po beson në Thomas Vermaelenin dhe belgu po ia shpaguan besimin. Enrique besonte te Jeremy Mathieu dhe ky ia shpaguante me gabime.

9.Gabimet e gjyqtarëve

Valverde mbron gjyqtarët edhe pas gabimeve të bëra, si pro dhe kundër skuadrës së tij. Enrique gjithmonë ishte i ashpër pas gabimeve të tyre duke eskaluar ndonjëherë me protesta.

10.Të pamposhtur

Barcelona e pamposhtur (Getty Images)

Valverde shkon në pushim dimëror pa asnjë humbje, si skuadër e pamposhtur. Enrique fitoi dy tituj të Ligës me Barçën, por gjithmonë mposhtej para Krishtlindjeve.

/Telegrafi/