Shkenca është e fuqishme, por nuk mund të shpjegojë gjithçka. Po poshtë janë dhjetë fenomenet që shkencëtarët vazhdojnë t’i studiojnë.
1 – Zhurma në Taos
Disa banorë dhe vizitorët në qytetin e vogël të Taos, Nju Meksiko, janë të mërzitur dhe të hutuar prej vitesh nga një zhurmë misterioze e frekuencave në ajër. Kaq e çuditshme, sa vetëm rreth 2 për qind e banorëve të Taos raportojnë se kanë dëgjuar zërin. Disa besojnë se është shkaktuar nga ndonjë akustikë e pazakontë. Askush nuk ka qenë në gjendje për të gjetur realisht çfarë zhurme është.
2 – Këmbëmëdhenjtë
Për dekada me radhë, kafshë të mëdha leshatore herë pas here janë raportuar se janë parë nga dëshmitarët okularë në të gjithë Amerikën. Pavarësisht nga mijëra këmbëmëdhenj që duhet të ekzistojnë, ende nuk është gjetur asgjë konkrete. Në mungesë të provave si dhëmbët apo kockat, raportimet vijnë vetëm nga rrëfimet e dëshmitarëve dhe fotot paqarta. Megjithatë shkenca nuk do të jetë në gjendje të provojë se krijesa si këmbëmëdhenjtë apo përbindëshi i liqenit Loch Ness në Skoci nuk ekzistojnë.
3 – Intuita
Nëse ne e quajmë “shqisë e gjashtë”, apo diçka tjetër, të gjithë e kemi vënë të paktën një herë në jetë intuitën në punë. Sigurisht, që në të shumtën e rasteve intuitat e nxituara janë shpesh të gabuara, por ato janë të drejta gjithashtu. Psikologët vërejnë se njerëzit në subkoshiencë marrin informacione në lidhje me botën rreth tyre, do me thënë marrim informacione pa e ditur saktësisht se si dhe pse ne e dimë atë. Por, rastet e intuitës janë të vështira për të provuar apo studiuar dhe psikologjia mund të jetë vetëm një pjesë e përgjigjes.
4 – Zhdukjet misterioze
Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Shumica kanë ikur nga shtëpitë, disa janë rrëmbyer apo vrarë, por shumica janë gjetur në fund. Por disa njerëz duket se janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kur personat e humbur janë gjetur, ka të bëjë gjithmonë me punën e policisë. Por kur provat mungojnë, edhe policia dhe shkenca mjeko-ligjore nuk mund gjithmonë të zgjidhë krimin.
5 – Fantazmat
Nga vepra e Shakespeare “Makbethi” tek emisioni i NBC “Medium”, shpirtrat e të vdekurve e kanë bërë prej kohësh një dalje në kulturën dhe folklorin tonë. Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë hijet e dy personave. Edhe pse prova përfundimtare për ekzistencën e fantazmave mbetet e diskutueshme, dëshmitarë të sinqertë vazhdojnë të raportojnë se kanë parë, fotografuar, dhe madje edhe kanë komunikuar me fantazmat. Hetuesit e fantazmave shpresojnë që një ditë të provojnë se të vdekurit mund të kontaktojnë me të gjallët, duke siguruar një përgjigje përfundimtare ndaj misterit.
6 – Deja vu
Deja vu është një shprehje franceze kuptimi i së cilës është “e kam parë një herë” duke iu referuar ndjenjave të mistershme që kanë përjetuar një grup i veçantë të rrethanave të caktuara që kanë ndodhur më parë. Një grua mund të ecë në një ndërtesë, për shembull, në një vend të huaj ku ajo kurrë nuk e ka vizituar, dhe ti duket sikur ka qenë më parë aty. Psikologjia e njeriut mund të ofrojë shpjegime më natyraliste, por në fund të fundit shkaku dhe natyra e vetë fenomenit mbetet një mister.
7 – UFO-t
Nuk ka dyshim se UFO-t (objektet fluturuese të paidentifikuara) ekzistojnë – shumë njerëz shohin gjëra në qiell që nuk mund t’i identifikojnë, duke filluar nga avionët deri tek meteorët. Nëse janë apo jo ndonjë prej këtyre objekteve anije alienësh është një çështje tjetër që ha diskutim. Megjithatë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë, disa incidente të UFO-ve gjithmonë do të mbeten te pashpjeguara.
8 – Përvojat pranë-vdekjes dhe jeta pas vdekjes
Njerëzit të cilët dikur ishin pranë vdekjes kanë raportuar disa herë përvoja të ndryshme mistike, të tilla si duke shkuar në një tunel dhe me një dritë në fund, duke u bashkuar me të dashurit, një ndjenjë paqeje, etj. Në këtë mënyrë ata sugjerojnë një ekzistencë përtej varrit. Por askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Skeptikët sugjerojnë se përvojat janë të shpjegueshme si halucinacione natyrore dhe të parashikueshme në një tru të traumatizuar, por nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri se çfarë i shkakton përvojat pranë-vdekjes.
9 – Fuqitë psikike
Fuqitë psikike renditen në mesin e dhjetë fenomeneve të pashpjegueshme. Shumë njerëz besojnë se intuita është një formë e fuqisë psikike, një mënyrë për të hyrë në njohuri misterioze për botën apo të ardhmen. Hulumtuesit kanë testuar njerëz që pretendojnë të kenë fuqitë psikike, ndonëse rezultatet nën kushtet e kontrolluara shkencore deri më tani kanë qenë negative ose të paqarta. Disa kanë argumentuar se fuqitë psikike nuk mund të testohen, ose për disa arsye zvogëlohen në prani të skeptikëve apo shkencëtarëve. Nëse kjo është e vërtetë, shkenca nuk do të jetë në gjendje të provojë apo të hedhë poshtë ekzistencën e fuqive psikike.
10 – Lidhja trup-mendje
Shkenca mjekësore është vetëm fillimi për të kuptuar mënyrat në të cilat mendja ndikon tek trupi. Për shembull, nëse njerëzit kanë besim se kurat do të jenë efektive, kjo mund të përmirësojë shëndetin e tyre. Që do të thotë, mendimi luan rol të madh në procesin fizik të njeriut. Aftësitë e trupit për t’u vetë shëruar janë të mahnitshme. /Tirana Observer/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia