-
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, 10 korrik 1982 (nga e djathta në të majtë): Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Gani Sylaj, Nezir Myrtaj dhe Berat Luzha.
Një ndër akterët kryesorë të demonstratave të vitit 1981, Mehmet Hajrizi, thotë se ilegalja shqiptare ka pasur rol të madh në frymëzimin e “kryengritjes shqiptare të vitit 1981”.
Ndonëse ishte ndër akterët kryesorë të OMLK-së (Organizata Marksist-Leniniste e Kosovës) – për më shumë se 10 vite, duke ia dalë madje të mos zbulohet nga organet e ish-Jugosllavisë – Hajrizi mohon të ketë qenë “truri” i kësaj organizate.
“Por, mund t’ju them që kam qenë veprimtar dhe udhëheqës i Organizatës klandestine çlirimtare ‘Grupi Revolucionar i Kosovës’, e cila më vonë njihet si OMLK. Veprimtaria e kësaj organizate shtrihet në një hark kohor prej dymbëdhjetë vitesh, nga viti 1970 deri më 1982, kur shumë nga anëtarët e saj arrestohen, kurse pjesa tjetër, me organizata të tjera formojnë Lëvizjen e Bashkuar”, thotë Hajrizi për Telegrafin.
Nuk ka qenë e lehtë që OMLK për një kohë të gjatë t’i rezistojë përndjekjeve të UDB-së jugosllave. Aktivisti i njohur i çështjes kombëtare thotë se kjo është arritur fal konspiracionit të thellë të veprimit, të disiplinës së rreptë dhe të organizimit profesional me norma dhe rregulla rigoroze.
“Me veprimtarinë e gjerë, me anëtarësinë e shtrirë në të gjitha viset shqiptare të pushtuara nga ish-Jugosllavia, me shtypin e larmishëm klandestin, duke filluar nga traktet politike, organet ‘Zëri i Kosovës’ (1974), ‘Pararoja’ (1976) dhe ‘Liria’ e mirënjohur (1980) etj., ajo ndikoi fuqishëm për zgjimin shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit XX”, thotë ai. “Pa mohuar kontributin e madh edhe të organizatave tjera çlirimtare, por edhe të patriotëve të shumtë të paorganizuar, OMLK pati rol të veçantë dhe përcaktues në përgatitjen e gjatë, në frymëzimin dhe organizimin e kryengritjes shqiptare të vitit 1981”.
Hajrizi, që do të dënohet me 12 vite burg, thotë se veprimtarët e OMLK-së dolën në ballë të demonstratave të vitit 1981, duke u dhënë karakterin e organizuar, duke evituar anarkizmin dhe revanshizmin, por edhe, siç thotë ai, duke ndaluar ndikimin e “provokatorëve të mundshëm nga jashtë”.
“Dy dëshmorët e parë të kryengritjes së vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, të rënë në ballë të demonstratave më 2 prill 1981, ishin militantë të kësaj organizate”, thotë Hajrizi.
Sipas tij, rëndësia historike e kryengritjes së vitit 1981 në Kosovë, konsiston në të paktën dhjetë fakte të cilat janë si më poshtë.
• Shënon ngjarjen më të rëndësishme historike në botën shqiptare, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe shtypjes së kryengritjes kundër ripushtimit serb e jugosllav të viseve shqiptare nën Jugosllavinë më 1945;
• Përbën kthesën historike, pas së cilës Kosova nuk ishte më ajo që ka qenë para saj, sepse e kishte kaluar rubikonin e lirisë;
• Sublimoi në mënyrë të shkëlqyer zgjimin shqiptar që mbërrinte përmasat e një rilindjeje tjetër kombëtare;
• Shpalli në mënyrë plebishitare vullnetin dhe vendosmërinë e popullit shqiptar të Kosovës, duke shënuar fillimin e fundit të regjimit pushtues serb e jugosllav;
• Pasuroi sistemin e vlerave tradicionale shqiptare, duke ndikuar fuqishëm në ripërtëritjen morale të kësaj pjese të kombit;
• Mbylli epokën e rezistencës kryesisht të heshtur, për ta hapur një tjetër më të zëshme, më të organizuar dhe më radikale;
• Demaskoi përfundimisht, fytyrën e vërtetë kolonialiste të regjimit serb e jugosllav në Kosovë, duke nxjerrë para botës tërë dimensionin e çështjes së pazgjidhur shqiptare;
• Ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare dhe tërhoqi solidaritetin e gjerë të botës demokratike me të drejtën legjitime historike, politike dhe kombëtare të Kosovës;
• Shpërtheu kornizat e çështjes shqiptare, duke lëkundur, jo vetëm muret robërisë së Kosovës, por edhe themelet e Jugosllavisë titiste;
• Ashtu siç kishte ndikuar Lëvizja në kryengritjen, edhe kjo ndikoi në fuqizimin e mëtejshëm të saj, deri në Luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare, kur nga Kosova u dëbuan përfundimisht pushtuesit njëshekullor serbë e jugosllavë.
Kur është fjala te liderët politik shqiptarë të asaj kohe, Hajrizi thotë se ndryshe nga shembujt e udhëheqësve në republikat jugosllave që dilnin me guxim dhe sakrificë në krye të lëvizjeve, si “Maspok”-u kroat, ose “Lëvizja liberale” në Serbi etj., “udhëheqja e Kosovës jo vetëm nuk përkrahte përpjekjet e shqiptarëve për të drejta e liri, por vihej tërësisht në shërbim të regjimit pushtues, duke luftuar Lëvizjen Kombëtare më shumë se nga sa i kërkohej”.
“Ish-kryetari i Lidhjes Komuniste të Kosovës, Mahmut Bakalli, në një intervistë dhënë gazetës ‘Zëri’ (pak para vdekjes), megjithatë me njëfarë pendese të vonë, lidhur me veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare, ka thënë: ‘…Por, mbi të gjitha veprimtarinë e tyre e kishin fokusuar në zgjidhjen e çështjes kombëtare në Kosovë dhe përgjithësisht të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Prandaj me të drejtë, një pjesë e atyre të rinjve edhe sot thonë, dhe unë ju besoj plotësisht, se në grupet ‘marksiste-leniniste’ ishin të inspiruar me idetë kombëtare, sidomos disa nga ata që ishin të talentuar, vital dhe vërtet patriotë për nga bindja… Edhe ne në Kosovë kemi bërë gabimin trashanik ndaj këtyre të rinjve dhe gjithnjë më bren ndërgjegjja…’! Azem Vllasi ndërkaq, as këtë minimum nuk po mund ta bëjë, por vazhdon si më 1981, ta përbaltë e denigrojë Lëvizjen Kombëtare të Kosovës, sa herë i jepet rasti”, thotë Hajrizi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A