Dhimbja e kokës e shkaktuar nga cikli menstrual, është një realitet që përfshin një pjesë të madhe të grave në botë, të cila shpesh janë të paafta të gjejnë zgjidhje për ta parandaluar.
Në kuadër të dhimbjeve të që lidhen me ciklin menstrual, dhimbja e kokës është një simptomë nga e cila vuajnë rreth 3,7 milion gra, ndërkohë që prek kryesisht gratë e moshës nga 25 – 34 vjeç.
Shpesh herë kjo dhimbje paraqitet si e vetmja simptomë kjo ndodh në 23% të rasteve dhe e shoqëruar me dhimbje barku në 35% të rasteve, ose me dhimbje barku dhe dhimbje shpine në 29% të rasteve.
Dhimbje kokës e shkaktuar nga cikli, karakterizohet nga një dhimbje akute, e cila ndikon në mënyre shumë domethënëse në cilësinë e jetës, transmeton Kosovapress.
Po përse një proces biologjik kaq natyral, sjellë këtë shqetësim?
“Përgjigja është hormonale. Zvogëlimi i niveleve të estrogjenit që ndodh përpara dhe gjatë periudhës paramenstruale është shkaku kryesor, i shfaqjes së dhimbjes së kokës”, shpjegojnë ekspertët.
Depresion, vështirësitë në përqendrim, ndryshimi i humori dhe irritimi janë disa nga shfaqjet, që lidhen me dhimbjen e kokës të shkaktuar nga cikli.
Por çfarë mund të bëjmë kundër dhimbjes së kokës?
Ekzistojnë zgjidhje që i lejojnë gratë të përballojnë më me qetësi të përditshmen e kësaj periudhe.
“Nuk mund të evitohet që të shfaqet dhimbja e kokës, po mund të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme që në shenjat e para, për te evituar që të shfaqet një dhimbje të padurueshme”, thonë mjekët.
Trajtimi më i parë, mund te jetë me një anti-inflamato si Ibuprofen në një bustinë që tretet në ujë, për t’u përthithur më mirë nga trupi.
Për të ndihmuar, trupin për të përballuar ç’ekulibrin hormonal dhe pasojat që vijnë prej tij, ja disa sugjerime:
Evitoni duhanin, alkoolin, kafenë dhe stimulues të tjerë më parë dhe gjatë ciklit menstrual.
Konsumoni një dietë të pasur me lëngje, fruta dhe perime, duke ngrënë ushqime të pasura me hekur, vitaminë B6 dhe magnez.
Praktikoni joga dhe aktivitet fizik të qetë, me ushtrime relaksuese. Bëni shëtitje të gjata që ju ndihmojnë të shkarkoni stresin, që është gjithashtu shkaktar i dhimbjes së kokës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar