LAJMI I FUNDIT:

Dhimbja e shpinës dhe marrëdhëniet seksuale

Dhimbja e shpinës dhe marrëdhëniet seksuale

Seksi mund të jetë terapi pozitive për dhimbjet e shpinës. Ka indikacione se gjatë marrëdhënieve seksuale, trupi liron substanca të cilat në të njëjtën kohë shërbejnë si analgjetik natyral.

Dr. Fatos Kelmendi, neurokirurg
QKUK – Klinika e Neurokirurgjisë, Prishtinë
tel. + 377 44 128 255
dr.kelmendifatos@gmail.com
www.fatoskelmendi.com
International Hospital, Pejë
tel. 049 760 740

A është duke e vështirësuar drejtpërdrejt dhimbja e shpinës jeton tuaj seksuale? Pacientët të cilët kanë dhimbje shpine, ju shpjegohet si të ngritin pesha, të ulen, si të lakohen, por shumë rrallë marrin këshilla se si të bëjnë seks. Jeta seksuale është e rëndësishme sikurse edhe aktivitetet tjera ditore, por meqenëse rrallë diskutohet kjo temë, ne do të mundohemi të ofrojmë një alternativë.

Zvogëlimi i aktivitetit seksual nuk është i rrallë të pacientët me dhimbje shpine. Ndonjëherë është më mirë të mos fillohet diçka që nuk mund të përfundohet. Shpeshherë partneri/ja mendon se marrëdhëniet seksuale rrisin dhembjen e shpinës dhe kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet intime mes tyre. Ankthi i cili paraqitet si pasojë e dhimbjes së shpinës, drejtpërdrejt ndikon në zvogëlimin e dëshirës për seks, por edhe rritë depresionin.


Duke pasur dhimbje të shpinës për një kohë të gjatë dhe, si rrjedhojë e kësaj nëse jeni i papunë, kjo në mënyrë drastike e zvogëlon ndjenjën e vetëvlerësimit/vetëbesimit. Kur kjo ndodhë, dëshira për njëri-tjetrin bie në mënyrë drastike.

Lajm i mirë është se seksi mund të jetë terapi pozitive për dhimbjen e shpinës. Ka indikacione se gjatë marrëdhënieve seksuale, trupi liron substanca të cilat në të njëjtën kohë shërbejnë si analgjetik natyral. Gjatë dhimbjes së shpinës, pacienti është i stresuar, marrëdhënia seksuale ndikon në lirimin nga një sasi e stresit të akumuluar. Te këta pacientë, parapëlqehet planifikimi i marrëdhënieve seksuale.

▪ Në qoftë se keni një periudhë ditore që nuk keni dhimbje, planifikoni atë periudhë për intimitet.
▪ Largoni aktivitetet të cilat rrisin dhimbjen para marrëdhënieve seksuale.
▪ Largojuni punëve të rënda(fizike), por edhe pozicionit ulur për një kohë të gjatë para seksit.
▪ Preferohet të bëhet një banjë (dush) e ngrohtë.
▪ Preferohet të merrni analgjetikë 30 min. para seksit, ashtu që të veprojnë me kohë.
▪ Minimizoni lëvizjet e pakontrolluara dhe ato të cilat e dini se ju rrisin dhimbjen.
▪ Zgjidhni pozitën e cila nuk ju shkakton dhimbje gjatë aktiviteteve normale dhe mundohuni t’i përdorni ato gjatë seksit.

Seksi është pjesë e eksperiencës humane, po aq sa edhe të ngrënit dhe pirit. Nëse konsumoni barna për dhimbjen e shpinës të cilat mendoni se po e zvogëlojnë dëshirën për seks, konsultoni neurokirurgun tuaj. Shkaktari kryesor për dhimbjen e shpinës është hernia diskale; preferohet që t’i ikni pozitave siç është lakimi para. Dhimbja nga hernia diskale ndikon në rritjen e depresionit; kjo ndikon në zvogëlimin e dëshirës për seks.

Më anën e ilustrimeve të mëposhtme jepen disa propozime që marrëdhënia juaj seksuale të jetë pa dhimbje.Pacientja femër me dhimbje të shpinës rri e shtrirë në shpinë me ije dhe gjunjë të mbledhur. Preferohet të ketë një peshqir ose jastëk në shpinë si mbështetës. Partneri, pa dhimbje shpine në pozitën sipër, ngadalë me fisnikëri. (Tek femra, pjesa e shpinës nuk lëviz).Pacientja me dhimbje të shpinës, rri e shtrirë në shpinë. Nën shpinë ka një jastëk ose peshqir. Ijët dhe gjunjët e saj janë mbi partnerin. (Tek femra pjesa e shpinës nuk lëviz).

Pacienti me dhimbje të shpinës, është i shtrirë. Nën shpinë, ka një peshqir dhe nën gjunjë – një jastëk. Është i relaksuar, partnerja është përmbi dhe luan rol aktiv. (Tek mashkulli, pjesa e shpinës nuk lëviz).Edhe këtu si në foton 3, shpina e pacientit mashkull nuk lëviz, partnerja luan rol aktiv.Tek pacientët me dhimbje shpine (e cila nuk është shkaktuar nga hernia diskale), parapëlqehet pozita në foto, edhe pse të dy partnerët duhet të kenë kujdes.Tek pacientja me dhimbje shpine si pasojë e hernisë diskale, parapëlqehet pozita barkas, ku shpina është në ekstension (e lakuar mbrapa). Niveli i lakimit mund të rregullohet me anën e jastëkëve ose peshqirëve. Kur është shpina e lakuar mbrapa tensioni është më i vogël në shpinë.Pozitë e parapëlqyer duke vlerësuar se asnjëri prej partnerëve nuk kanë nevojë të lëvizin shpinën në masë të konsideruar.Pacientja me dhimbje shpine rrinë në bërryla dhe gjunjë; ka një rol pasiv. Mashkulli nga prapa, bën lojën e aktivit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori