Dhimbja e fytit tash është simptoma kryesore e infeksionit me coronavirus

Simptoma kryesore që mund të tregojë infeksionin me COVID-19 është dhimbja e fytit – sipas të dhënave të grumbulluara nga 17.500 njerëz – të cilët thanë se rezultuan pozitivë këtë javë.
Dhimbja e kokës, kongjestioni i hundës dhe kollitja – ishin simptomat e radhës më të zakonshme të raportuara.
Krasniqi: Variantet e reja të Omicronit nuk kanë fuqi te personat që kanë marrë tri doza të vaksinës

Sipas të dhënave nga studimi i Zoe App, 20 simptomat kryesore të COVID-it janë:
Dhimbje fyti - 58 për qindDhimbje koke - 49 për qindHundët e zëna - 40 për qindKollë pa mukozë 40 për qindRrufë 40 për qindKollë me mukozë 37 për qindZë i ngjirur 35 për qindTeshtitja 32 për qindLodhja 27 për qindDhimbje e muskujve 25 për qindMarramendja 18 për qindGjëndrat e fryra të qafës 15 për qindDhimbjet e syve 14 për qindNdryshimet në shqisën e nuhatjes 13 për qindShtrëngimi në gjoks 13 për qindEthe 13 për qindEthe ose të dridhura 12 për qindFrymëzënie 11 për qindDhimbje veshi 11 për qind Humbje e nuhatjes 10 për qind
Gjetjet tregojnë se simptomat që kanë njerëzit me COVID kanë ndryshuar me zhvillimin e pandemisë - shkruan BBC.
Shkencëtarët besojnë se kjo mund të jetë për shkak të asaj se virusi ka ndryshuar ose ka mutuar me kalimin e kohës, njëherësh disa variante të kanë dalë nga lloji origjinal i virusit që erdhi nga Wuhani. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































