Si t’ia bëni për të shmangur ftohjen e parakohshme, dhembjen e fytit dhe simptomat e gripit?
Fjala më me vend është parandalimi: në këtë periudhë në fakt është mirë të merrni gjithnjë me vete një bluzë të hollë me mëngë të gjata, në mënyrë që ta vishni në rast se temperaturat bien papritur, duke shmangur kështu dhembjen e fytit dhe ftohjen.
Mbase nuk e dini, por sauna mund t’jua hapë më mirë rrugët e frymëmarrjes dhe t’ju ndihmojë të merrni më mirë frymë, duke parandaluar edhe ftohjen.
Ndër “ilaçet” natyrale, ai më efikasi është propolisi, i përdorshëm edhe për fëmijët.
Të mirat e tij antibakteriale dhe antivirale në fakt njihen më së shumti: 15 pika tri herë në ditë ndihmojnë në parandalimin e ftohjes, por në raste ekstreme, ju mund të merrni në konsideratë një veprim më intensiv; prej tij hidhni një lugë gjelle në kos për mëngjes.
Gripin dhe simptomat e stinës mund t’i parandaloni edhe në tryezë. Merrni të gjitha vitaminat dhe forconi sistemin tuaj imunitar!
Ushqimet ideale janë padyshim agrumet, të pasura me vitaminë C, portokalli, kivi, papaja, por edhe perimet, si specat, qepa, karotat dhe rukola, janë perfekte.
Nuk mund të mungojnë më pas edhe ushqimet si peshku, i pasur me Omega 3, i pakrahasueshëm për shëndetin e sistemit kardiovaskular: për t’u futur në dietë janë edhe molusqet, të pasura me kripëra minerale si hekur, zink dhe selen.
Bishtajoret janë perfekte për këdo që vuan nga anemia dhe mungesa e hekurit, kështu që lufton ndjesinë e lodhjes dhe të rraskapitjes. Bajamet ndërkohë, janë ideale për të luftuar infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.
Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri te koka apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës”, përmbajnë betaglukane, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin.
Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat që shkaktojnë sëmundje.
Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Ajo është e shëndetshme për vetë faktin se përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin.
Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore, japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, dy deri në tri litra në ditë.
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi, mjalti triumfon mbi shtatë lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Do të ishin të rekomandueshme dy lugë çaji mjaltë në ditë.
Një bimë që përdoret kundër kollës është lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet tre deri në katër gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.
Ndërkaq, trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme që të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe