LAJMI I FUNDIT:

I dha fund aventurës me Dortmundin, Hummels mund ta vazhdojë karrierën në Serie A

I dha fund aventurës me Dortmundin, Hummels mund ta vazhdojë karrierën në Serie A

Pas Romës, Napolit, Milanit, Interit dhe Comos, tani lojtari i lirë Mats Hummels po lidhet me një transferim të mundshëm tek Bologna në Serie A.

35-vjeçarit i skadoi kontrata me Borussia Dortmundin dhe tani po i vlerëson opsionet që ka në tavolinë për eksperiencën e tij të radhës.

Një produkt i akademisë së Bayern Munichut, ai ka kaluar të gjithë karrierën mes atij klubi dhe Borussia Dortmundit, por tani besohet se do të synojë aventurën italiane.


Ka shumë opsione për të, duke përfshirë Romën, Napolin dhe ekipin e sapopromovuar Como.

Sipas ekspertit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, një kandidat tjetër është Bologna, të cilët tashmë e kanë edhe benefitin e të luajturit në Ligën e Kampionëve pasi përfunduan në pozitën e pestë në Serie A sezonin e kaluar.

Milani dhe Interi ishin gjithashtu të përmendura, por këto dy ekipe duket se prioritet kryesor e kanë një mbrojtës më të ri në moshë.

Pas dorëheqjes së Terzicit, Dortmundi mori një vendim që Hummels nuk e priste
Lexo po ashtu Pas dorëheqjes së Terzicit, Dortmundi mori një vendim që Hummels nuk e priste

Gjatë karrierës së tij, reprezentuesi gjerman ka fituar gjashtë tituj të Bundesligës, tri Kupa të Gjermanisë, tri Superkupa të Gjermanisë dhe natyrisht Botërorin.

Përkundër moshës së tij, Hummels ka bërë 40 paraqitje për Borussia Dortmundin sezonin e kaluar, duke kontribuar gjithashtu me katër gola dhe një asistim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori