Dezinfektim dhe pastrim i përgjithshëm në shkollat e Tetovës

7:"Albinna
Po ndërmerren aktivitete intensive dhe masa parandaluese në shkollat dhe çerdhet e Tetovës me qëllim që të ulet rreziku nga gripi sezonal dhe nga virusi i ri corona.
"Gjatë fundjavës kryejmë pastrim të përgjithshëm dhe dezinfektimi. Përveç këtyre masave në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore gjatë javës do të nisim edhe me ligjërata për nxënësit", thotë Ahmet Qazzii, udhëheqës i sektorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, qëllimi është që të njoftohen nxënësit se si të mbrohen dhe si të veprojnë për të parandaluar sëmundjet e viruseve, posaçërisht coronavirusi.
Në Tetovë ka gjashtë shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































