Nuk ishte gjë e lehtë të ishe ushtar i Armatës Popullore të Jugosllavisë, pas demonstratave të vitit 1981. Aq më shumë të të caktohej shërbimi ushtarak në Serbi – pas vitit 1987.
Shumë ushtarë shqiptarë u vranë në APJ gjatë viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Rreziku u shtua sidomos pas vitit 1987, kur në Paraqin të Serbisë, në momentet e ngritjes në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, u inskenua një krim makabër.
Lajmet, më 4 shtator 1987, thanë: Në Paraqin, një ushtar shqiptar, Aziz Kelmendi, vrau katër ushtarë në gjumë dhe plagosi pesë të tjerë. E, në mesin e të vrarëve u tha se ishin dy boshnjak, një serb dhe një i martesës së përzier slloveno-kroate.
Ky ishte qëllimi politik i Serbisë, që të realizonte përmes urrejtjes antishqiptare të gjitha aspiratat në ish-Jugosllavi.
Në Serbi, afër këtij qyteti famëkeq për shqiptarët, në Çupri, më 25 dhjetor 1990 u caktua për shërbim ushtarak Faton Klinaku, tash Sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Se sa vështirë ishte të ishe aty ushtar shqiptar, dëshmon fakti se një javë më pas, në Natën e Vitit të Ri 1991, në këtë kazermë të Çuprisë vritet ushtari shqiptar, Izet Bushi nga Hani i Elezit. Organet ushtarake fshehën krimin, duke thënë se gjoja ai bëri vetëvrasje.
Por, Klinaku ia del të ik nga aty dhe të mbetet gjallë. Këtë ngjarje e kthen në kujtesë një ushtar tjetër, që në një postim të një fotografie të tij në APJ, thotë: “Kur ke dezertu, edhe pushkën e ke pasë marrë me vete”!
Klinaku, që në ditën e parë në shërbimin ushtarak, hasi në probleme. Gjatë vizitës së senatorit Bob Dole, fotoreporteri i Javores Politike Shqiptare “Zëri”, Hazir Reka, realizon fotografinë ikonike, të shpërndarjes së dhunshme të turmave që kishin dalë për ta pritur mysafirin amerikan, e ku Faik Rexhepi nuk lëviz vendit. Në këtë foto identifikohet Klinaku, që rridhte nga një familje që nuk i bindej sistemit të kohës.
“Posa shkova ushtar, dikush më kishte spiunuar. Fotoja është publikuar, më kanë identifikuar aty prapa Faik Rexhepit. Komandanti më merr në pyetje për këtë pjesëmarrje në demonstratë. Por, fatmirësisht, në ato momente të rënda të cilat nuk dihet se si do të përfundonin, futet rastësisht në zyrën e tij një komandant shqiptar nga Ferizaj, që reagon ashpër duke i thënë në serbisht: Lëre rehat djalin mos e maltreto, ti e di se të gjithë shqiptarët po dalin në demonstrata”, thotë Klinaku për Telegrafin.
Ai tregon se arsyeja që vendosi ta kryejë këtë shërbim ushtarak, ishte se askush atë kohë nuk e dinte se cili do të jetë fati i ish-Jugosllavisë dhe se qëllimi i tij kryesor ishte që ta heq këtë barrë, të punojë e ta mbajë familjen e tij e cila, si shumë shqiptarë tjerë të asaj kohe, nuk jetonte në kushte të mira ekonomike.
“Ky ka qenë qëllimi im, por shpejtë gjërat ndryshuan kur në qershor 1991 nisën luftimet 10-ditore në Slloveni, për pavarësinë e kësaj republike”, thotë Klinaku.
Që atëherë, për të nuk kishte kthim prapa: ai do të mendojë të dezertojë, pa çka që e dinte se është midis Serbie dhe se ky akt mund të dënohej me pushkatim.
Por, dezertimi i tij, që do të ndodhë më 24 shtator 1991, del të jetë nga më të veçantit dhe më të rrezikshmit.
“Më herët, në APJ u lejua që rrobat civile të mbaheshin në kazermë, por ato duhet të dorëzoheshin. Një ditë, pasi u ktheva nga qyteti, i fsheha ato. Pas shumë vëzhgimeve të situatës, të orareve të oficerëve dhe rojeve, e vendosa të iki më 24 shtator (veç kishte filluar lufta në Kroaci). Nga mali i quajtur ‘Karagjorgjevo Brdo’ afër Paraqinit, ku më caktuan të bëja roje, shkova në kazermën në Çupri. E kam thyer zyrën e dokumentacionit dhe kam marrë Librezën e Ushtrisë të cilën e vulosa se gjoja më është dhënë një pushim pesëditor nga eprorët. Me vete, nga roja, e kisha një kallashnikov të cilin e futa në një çantë dhe dola”, tregon Klinaku.
Me rroba civile, librezë të vulosur dhe çantën me armë, ia del të ikte nga kazerma. Pastaj, i drejtohet Stacionit të Autobusëve.
“Plumbin në kallash e kisha, në gjendje gatishmërie. Nuk do të bija gjallë në duart e organeve serbe, nëse identifikohem”, ka thënë ai.
Fati deshi, Klinaku kthehet në vendlindje.
“Dy vite kam qëndruar ilegal në Kosovë. Jam sjell kudo me revolen e babës, një shtatëshe çekosllovake”, ka thënë Klinaku, i cili më 1993 largohet për në Gjermani, pastaj në Belgjikë e në fund në Angli.
Më 1998, kur shpërthen lufta në Kosovë, ai do ta lë Londrën dhe jetën e atjeshme e do të kthehet për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkolla-1-380x233.jpg)
Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?
![MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/rrushi-380x233.jpg)
MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit
![Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës, përkrahësit e fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480209587_1166066784877859_2289392618338489363_n-380x233.jpg)
Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës, përkrahësit e fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim