Site icon Telegrafi

Deveja shuan etjen, duke pirë birrë të ftohtë (Video)

Një deve vërtetë e etur, ka shuar etjen e saj, duke e kthyer me fund një birrë të ftohtë, që iu ofrua nga një vizitor.

Derisa po qëndronte në një fushë sporti në Cobar të New South Wales, vizitorët asaj ia ofruan kanaçen e hapur, të cilën e piu pa hezitim, transmeton Telegrafi.

Sikur të ishte e mësuar me pijen e idhët, deveja me një gungë e piu birrën si të ishte pija saj e preferuar dhe më pas lëpiu buzët.

Mësohet se kjo kafshë jeton e vetmuar, pasi është maskota e një klubi të vogël futbolli, që zhvillon aktivitetet afro 700 kilometra larg Sydneyt.

Duke pasur parasysh konsumin që bëjnë banorët në atë regjion, besohet se edhe kjo gjallesë është mësuar me stilin e jetës së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version