LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Telekom ofron thirrje pa pagesë për një javë drejt Turqisë dhe Sirisë

Deutsche Telekom ofron thirrje pa pagesë për një javë drejt Turqisë dhe Sirisë

Deutsche Telekom ka njoftuar se nuk do të tarifojë thirrjet drejtë Turqisë dhe Sirisë, me qëllim që të lehtësojë komunikimin pas tërmetit të ndodhur në këto dy vende.

Gjiganti gjerman i telekomunikacionit thekson se nuk do t’i tarifojë përdoruesit për thirrjet deri më 15 shkurt.

“Imazhet dhe raportet që po na vijnë aktualisht nga Turqia dhe Siria na prekin thellësisht. Ne duam të tregojmë solidaritet”, theksoi shefi ekzekutiv Tim Höttges, duke shtuar se shumë punëtorë të kompanisë kanë lidhje familjare me Turqinë dhe Sirinë.


Më shumë se tre milionë shtetas gjermanë janë me origjinë turke dhe Gjermania ka pranuar gjithashtu një milion refugjatë sirianë.

Sipas të dhënave të fundit, tërmeti i ndodhur të hënën ka marrë më shumë se 11 mijë jetë njerëzish. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Ekonomi
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari

Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari

Ekonomi
Kalo në kategori