Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje rreth vrasjes me armë zjarri që ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në lagjen ‘Veternik’ të kryeqytetit.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Imer Beka, tha se dyshohet se pronari i një shtëpie ka vrarë një person, që dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje.


“Në bazë të informacioneve të para nga prokurori kujdestar, pronari i një shtëpie ka vrarë një person i cili dyshohet se ka tentuar të kryej një vjedhje”, ka thënë Imer Beka për Kallxo.com.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe r zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se të shtënat kanë ndodhur sonte rreth orës 21:00.

Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vend të ngjarjes.

"Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur ne personin  mashkull, i cili pas plagëve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka ndërruar jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes", ka thënë ajo. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim