LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga vdekja e 56 vjeçarit që u godit nga treni në Klinë

Detaje të reja nga vdekja e 56 vjeçarit që u godit nga treni në Klinë

Një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në fshatin Klinavc të Klinës. Dyshimet e para janë se i ndjeri me inicialet M.T, ka kryer vetëvrasje.

Sot rreth orës 6:15 të mëngjesit, një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes së trenit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, ku dyshimet e para janë se viktima M.T ka kryer aktin e vetëvrasjes, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

“Sot në orën 6:15 të mëngjesit, prokurori kujdestar është njoftuar nga Policia e Kosovës për një trup të pajetë në fshatin Klinovc të Komunës së Klinës i cili kishte humbur jetën pasi është goditur nga treni në lëvizje me udhëtarë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa janë duke u bërë hetime për rastin”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkodran Nikçi.

Treni godet këmbësorin, humb jetën 56 vjeçari në Klinë
Lexo po ashtu Treni godet këmbësorin, humb jetën 56 vjeçari në Klinë

E sipas disa familjarëve të cilët nuk dëshironin të flisnin para kamerës, shkaqet kryesore ishin gjendja ekonomike, psiqike dhe shëndetësore e të ndjerit.

Ndërkaq, Rafet Çitaku nga Infrakos i kontaktuar përmes telefonit, i ka thënë RTV Dukagjinit se shumica e rasteve të më hershme kanë ndodhur nga pakujdesia e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori