LAJMI I FUNDIT:

Detaje për motorin e E Class

Detaje për motorin e E Class

Faqja gjermane Mercedes-Benz Passion ka publikuar shënimet për motorizimin e brezit të ardhshëm të modelit E Class.

Sipas informatave jozyrtare, transmeton Koha.net, limuzina e re do ta ketë motorin dizel katër cilindrash me 150 kuajfuqi, 194, kuajfuqi dhe 231 kuajfuqi, ndërsa motori V6 3.0 litrash do të ketë 260 kuajfuqi.

Dashamirët e benzinës do të mund të zgjedhin ndërmjet disa katër cilindrash 2. 0 litrash të njësive turbo. Më i dobëti , Mercedes E200 do të ketë 184 kuajfuqi, ndërsa E250 do të ketë motorin me 211 kuajfuqi , e E300 do të ketë agregatin me 245 kuajfuqi, transmeton koha.net.


Tjetri në listë është E400 me motorin gjashtë cilindrash me 333 kuajfuqi, ndërsa atyre që kjo nuk iu duket e mjaftueshme, kanë mundësi të porosisin E450 AMG Sport me 367 kuajfuqi. Në krye të ofertës do të gjendet Mercedes E63 AMG me motorin twin-turbo V8 4.0 nga modeli C63 dhe AMG GT.

Blerësit në dispozicion do të kenë edhe versionin hibrid benzinë-elektrik E350, e si mundësi përmendet edhe hibridi me motorin me naftë.

Detajet zyrtare do të dihen në fund të dhjetorit ose në ditët e para të janarit.