LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga rasti në Gjilan – i mituri me drapër ia preu gishtat 27 vjeçarit

Detaje nga rasti në Gjilan – i mituri me drapër ia preu gishtat 27 vjeçarit

Një i mitur është arrestuar dje në Gjilan, pasi që i njëjti së bashku me një person tjetër, dyshohet se ia preu dy gishta një 27-vjeçari shkaku i një borxhi prej 10 eurosh.

Policia për rajonin e Gjilanit, në një përgjigje për Telegrafin, ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast i cili ka ndodhur më 22 tetor të këtij viti.

Në përgjigjen e tyre thuhet se deri te rasti erdhi si pasojë e borxhit prej 10 eurove, ku i dyshuari i mitur F.I – 17 vjeçar pas një debati verbal e godet me drapër viktimën R.A -27 vjeçar,  ku viktima  në vetëmbrojtje e ngritë dorën dhe i dyshuari pas goditjes arrin t’ia pres (dëmtoj) dy gishtat e dorës viktimës.


“Në lidhje me rastin “Lëndim i rëndë trupor” i cili ka ndodhur më datën: 22.10.2022  në Gjilan  në mes të dyshuarit (i mitur) F.I.(2005)  dhe viktimës R.A.(1995). Shkaku  i  kësaj ngjarje dyshohet të jetë borxhi në vlerën prej dhjetë (10) euro. Pas një debati verbal i dyshuari  e godet bashkë  me një shok të tij viktimën me grusht e pastaj e nxjerr një mjet të mprehtë (drapër) për ta goditur viktimën në qafë mirëpo viktima  në vetëmbrojtje  e  ngritë dorën   dhe i dyshuari pas goditjes  arrin ti ja pres (dëmtoj) dy gishtat e dorës viktimës dhe  nga ky  rast i dyshuari  ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Gjilanit.

Më tej policia ka njoftuar se i dyshuari ka qenë në arrati deri dje kur edhe është bërë arrestimi i tij.

“I dyshuari   ka qenë në arrati  deri më datën: 12.12.2022  kur ashtë arrestuar nga Njësia e Hetimeve Stacioni Policor Gjilan dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet  në kohëzgjatje prej 24 orë për rastin “Lëndim i rëndë trupor””, kanë deklaruar nga Policia për Telegrafin.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar për Telegrafin se ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit të mitur F.I dhe se është në pritje të vendimit të Gjykatës.

“Ju njoftoj se lidhur me këtë rast për dy persona kanë filluar hetimet dhe atë për një të mitur dhe një person tjetër i moshës madhore. Ndërsa për të miturin është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor””, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. /Telegrafi/

 ​

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori