Dështimi i Liverpoolit me rrogë pothuajse dyfish më të madhe se Coutinho

Christian Benteke mesi po gjen hapësirë në formacionin e Liverpoolit, por kjo nuk e ndalon të gëzojnë epitetin si lojtari më i paguar te Reds.
Belgu është i pakënaqur me minutat e dhënë në fushë nga Jurgen Klopp, por jo edhe me rrogën e tij.
Benteke përfiton 140,000 funte në javë, apo 20,000 funte më shumë se Daniel Sturridge.
Ndërsa ai përfiton pothuajse dy herë më shumë se lojtari më i mirë i Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili paguhet vetëm 75,000 funte në javë.
Benteke mund të largohet në verë dhe për atë kanë shfaqur interesim West Hami, Juventusi dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































