Përfundimi i shtatzënisë para kohe (javës së 24-të), me peshë të fetusit më shumë se 500 gr, përkufizohet si lindje para kohe.
Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist
Deri pak para një kohe dështimi spontan përkufizohej si humbje e padëshiruar e shtatzënisë para javës së 28-të, gjegjësisht humbja e frytit me peshë nën 1.000 g, avancimi-përparimi i perinatologjisë dhe neonatologjisë në përkujdesjen e fëmijëve, me peshë më shumë se 500 g, parashtron kërkesa dhe nevojë për ndryshimin e këtyre definicioneve.
Sot jemi të detyruar të zhvendosim kufijtë e definicionit të dështimit spontan në javën e 24-të gjegjësisht fetusi me peshë më shumë se 500 g. Përfundimi i shtatzënisë para kohe gjegjësisht pas kësaj periudhe (javës së 24-të) gjegjësisht me peshë të fetusit më shumë se 500 g, përkufizohet si lindje para kohe.
Shkaqet më të shpeshta të dështimeve spontane janë nga ana e vezës së fekonduar: çdo i dyti dështim spontan vjen si rezultat i paaftësisë së zigotit për zhvillim normal.
Disa autorë japin të dhëna se rreth 70% e të gjitha dështimeve spontane janë si rezultat i keqformimeve-anomalive të zigotit. Këto abnormalitete ndodhin si pasojë e anomalive kromozomale, ose si pasojë e veprimit të faktorëve të jashtëm dëmtues, si rrezet e rëntgenit ose dëmtimi me tretje kimike apo helmim me zhivë. Këto abnormalitete, shoqërohen me zhvillim të çrregulluar të qelizës vezë të fekonduar, kur vjen deri te zhvillimi normal i trofoblastit, nga i cili zhvillohen cipat amniale dhe placenta, por nuk vjen deri te zhvillimi i embrioblastit (pjesa nga i cili zhvillohet embrioni).
Ky lloj i dështimit spontan emërtohet si blighted ovum, Windmole (vezë kllukë, shtatzëni anembrionale). Nëse fryti fillimisht fillon e zhvillohet mirë, por më vonë nuk vihen në dukje pulsimet kardiake të embrionit, tani flitet për dështim spontan të mbetur ose Missed abortion, Blutmole.
Formë e veçantë e dështimit spontan kur vjen deri te degjenerimi molar parcial ose i tërësishëm i trofoblastit, quhet mola hydatidosa, Blasenmole. Shkaqet e dështimeve spontane nga ana e nënës, përfshijnë keqformimet e lindura të mitrës (rreth 1 – 5%), pamjaftueshmëria e kanalit cervikal – qafës së mitrës (rreth 0,05 – 1%) çrregullimet hormonal (insuficienca e trupit të verdhë), infeksionet febrile të nënës (rreth 15 – 20%), shkaqet psikike si dhe ata imunologjike.
Dështimet spontane ndahen në dështime biokimike dhe klinike. Dështim kimik quhet dështimi i cli nuk mund të vihet në dukje klinikisht (me vizitë gjinekologjike ose ultrasonografike).
Gjatë shtatzënisë biokimike dhe dështimit biokimik, ecuria e kësaj shtatzënie shumë të shkurtër, përcjellët vetëm me nivelin e ß-hCG-së në gjak. Dështimet klinike ndahen në të hershme dhe të vonshme.
Dështimi i hershëm spontan përkufizohet si ndërprerje e shtatzënisë pa dëshirë para javës së 16-të, ndërsa dështimi i vonshëm spontan quhet ndërprerja e shtatzënisë pas javës së 16-të.
Ecuria e dështimit klinik pos ndryshimeve biokimike mund të përcjellët edhe me vizitë klinike dhe ultrasonografike. Nëse te një grua përsëriten 3 ose më shumë dështime spontane, flitet për dështime habituale ose të përsëritura. Shpeshtësia e dështimeve biokimike është 40 deri në 45% të rasteve, ndërsa shpeshtësia e dështimeve klinike (te hershme dhe të vonshme) sillet në rreth 10 -15% të rasteve.
Shenja më e hershme e dështimit spontan është gjakderdhja nga vagjina me intensitet të ndryshëm. Gjakderdhjet zakonisht shoqërohet me dhimbje në fund të barkut, ndërsa në dështimin spontan të vonshëm, edhe me rrjedhje të lëngut amnial.
Jo çdo gjakderdhje nga vagjina është edhe shenjë i dështimit spontan, sidomos nëse këto gjakderdhje janë të pakta dhe shfaqën në fillim të shtatzënisë. Këto gjakderdhje të pakta mund të shfaqën gjatë procesit të implantimit, të njohura si gjakderdhje të implantimit.
Për shkak të komplikimeve të mundshme të gjakderdhjeve, çdo gjakderdhje nga vagjina duhet të merret seriozisht, dhe çdo herë kjo merret si dështim kërcënues. Nëse gjakderdhjet shoqërohen edhe me dhimbje dhe çelje të kanalit cervikal, atëherë flitet për dështim të filluar ose dështim në rrugë e sipër.
Në të gjitha këto raste, mjekimi mbështetet në mënyrë konservative, para se gjithash pushim absolut, dhe dhënien e terapisë me gestagjene (tableta Dabroston, caps. Utrogeston), të cilët në mënyrë të caktuar, desenzibilizojnë dhe relaksojnë mitrën.
Janë shumë metoda diagnostikuese të cilat aplikohen për zbulimin e faktorëve dhe shkaqeve të ndryshme të dështimeve spontane.
Së bashku me vizitën gjinekologjike, aplikohet edhe diagnostika ultrasonografike konvencionale dhe me color Doppler transvagjinal si dhe histerosalpingografia gjegjësisht histeroskopia dhe laparoskopia.
Merren edhe materiali për strisho nga vagjina dhe endocerviksi, ndërsa me analizat e gjakut kërkohet prania e antitrupthave antifosfolipidik (LAC – lupus antikoagulans, ACA – antikardiolipin dhe ANA – antitrupthat antinuklear), dhe gjënda e koagulimit (fibrinogjeni, fibrinoliza, trombocitet) dhe statusi hormonal bazikë. Në rastet e përsëritjes së dështimeve spontane, bëhet edhe këshillimi gjenetik dhe përcaktimi i kariogramit te të dy bashkëshortëve, për ta vënë në dukje gjendjen kromozomale.
Te pacientet me keqformime të mitrës, bëhen ndërhyrje të vogla kirurgjikale, të cilat përmirësojnë gjendjen e mitrës për zhvillim normal të shtatzënisë.
Infeksioni i qafës së mitrës, mjekohet në bazë të rezultatit të antibiogramit të strishos vagjinale dhe endocervikale, ndërsa insuficienca e qafës së mitrës, trajtohet me vendosjen e perit për rreth qafës së mitrës me rastin e shtatzënisë së ardhshme (cerklazhës).
Lëkundjet e statusit hormonal, mjekohen me terapi përkatëse medikamentoze. Shtimi ose rritja e titrit të antitrupthave antifosfolipid, mjekohet-trajtohet me dhënien e doza të vogla të acidit acetilsalicilinik, kortikosteroide, hparin, dhënien me rrugë venoze të imonoglobulinës humane ose me imunizimin e nënës me leukocite të babait.
Mundësit alternative: Nëse pini-konsumoni duhan, gjithsesi mundohuni që këtë veti të keqe ta largoni, sepse te gratë që pinë duhan, numri i dështimeve spontane është dy herë më i shpeshtë krahasuar me të tjerat.
Sipas të dhënave dhe hulumtimeve shkencore, dështimet spontane nuk i lidhin me veprimin negativ të kafeinës, por ka shenja që gratë që pinë më shumë se një kafe në ditë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, shton numrin e dështimeve spontane. Nga kjo e dhënë, është më mirë që të mos përdoret kafe para se të ngelni shtatzënë si dhe në tremujorin e parë të shtatzënisë.
Edhe pse nuk ka të dhëna se pas një dështimi spontan rreziku për të përfunduar edhe shtatzënia tjetër me dështim spontan, megjithatë një numër i madh i grave e humbin besimin në vetvete.
Për atë çdo grua e cila ka pasur një dështim spontan, duhet të fitoj besimin në vete dhe të mos harxhoi kohe dhe energji për një gjë të tillë. Këshilloheni që nëse keni pasur një dështim spontan, të mos harxhoni mund dhe kohë duke bërë pyetje vetes ose të tjerëve pse? Duhet të keni besim në vete, dhe mblidhni forcë dhe energji për të vazhduar shtatzëninë tjetër.
Hulumtimet shkencore tregojnë se organizmi i femrës i përshtatet asaj se çka ndien në shtatzëni, dhe të gjitha emocionet përcjellën edhe në sistemin imunologjik dhe endokrinologjik.
Po ashtu, të dhënat shkencore kanë treguar se prishja e balansit endokrinologjik, është si pasojë e stresit emocional, të cilin stres shumë shpesh e hasim te gratë me dështime spontane.
Të dhënat shkencore tregojnë se fitimi i besimit në vete, eventualisht edhe një psiko-terapi, ngrit mundësin e përfundimit me sukses të shtatzënisë së ardhshme në rreth 80% të rasteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij