Dëshmon për shkelje të lehtë në trafik, i bie qesja e mbushur me kokainë (Video)

11:"© LiveLeak
Lemar Reed nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, ka qenë duke dëshmuar për një shkelje të lehtë që e ka bërë në trafik, kur pa dashje i ka rënë një qese me kokainë.
Burri 39-vjeçar është larguar nga gjykata me një gjobë të lehtë, por në shtëpinë e tij kanë shkuar më vonë forcat e rendit dhe e kanë prangosur, transmeton Telegrafi.
“Pasi është larguar nga gjykata, një orë më vonë është zbuluar qesja me përmbajtjen e dyshimtë dhe kthyem kamerat prapa, për të parë se nga kush ka rënë”, thuhet në deklaratë lidhur me rastin.
Me të parë se ishte Reed, atij të cilit i përkiste masa e ndaluar, ai është arrestuar dhe pritet që sërish të del para drejtësisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































