Site icon Telegrafi

Dëshmoi sigurimi i kuvendit, Abdylfetah Alimi: Dhunuesit kërkonin gjak shqiptari

Abdylfetah Alimi, sigurimi i Kuvendit, që me 27 prill u prezantua si shpëtues i Ziadin Selës gjatë dhunës në Kuvend, e më pastaj u akuzua, dëshmoi sot në gjykatë, për tentimvrasjen e Selës.

Ai sqaron se ka hyrë në sallën e konferencave ku i ka parë Zaevin, Selën, Spasovskin dhe Xhaferin, si edhe disa deputetë tjerë.

Sipas tij, aty kërkohej gjak shqiptari, sepse kështu fjalë kishte dëgjuar nga turma e dhunshme. Alimi tha se bashkë me një kolegë janë munduar t’i mbrojnë deputetët, aq sa kanë mundur, por edhe gazetarët.

Alimi tregoi se Ziadin Selën e kishin veshur si polic, që të arrinin ta nxirrnin nga Kuvendi, për ta dërguar në spital.

Njiherit, Alimi identifikoi dy sulmues të Ziadin Selës.

Përveç Alimit, dëshmi pritet të jep edhe deputeti Muhamed Zeqiri. /Telegrafi/

Exit mobile version