Në seancën e cila u mbajt sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshmitari me kodin W04603 ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të akuzuarin Salih Mustafa, por vetëm përshëndetje.
Dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin ndaj Salih Mustafës, do t’u përgjigjet nesër pyetjeve të trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.
Seanca e së martës ka vijuar e mbyllur në pjesën më të madhe të kohës dhe disa prej përgjigjeve të dëshmitarin kanë qenë me përmbajtje të redaktuar.
Avokati Von Bone e ka pyetur dëshmitarin nëse ishte takuar me Salih Mustafën, para, gjatë apo pas luftës, përgjigja nuk është transmetuar.
Dëshmitari ka shtuar se Mustafën e ka njohur në bazë të shokëve dhe se ka pasur vetëm përshëndetje me të dhe jo ndonjë kontakt personal.
Avokati Von Bone: Si u përshëndetët me të atëherë, nga e dinit që ishte ai?
Dëshmitari: E kam njohur në bazë të shokëve.
Avokati Von Bone: Ai ju tha që ishte Salih Mustafa apo e quajti Cali?
Dëshmitari: Cali.
Avokati Von Bone: A ka ardhur ndonjëherë ai te ti për të riparuar veturën apo diçka tjetër të ngjashme. A keni pasur ndonjëherë ndonjë lidhje personale, kontakt personal apo thjesht e keni përshëndet dhe asgjë tjetër?
Dëshmitari: Vetëm përshëndetje, kontakt personal jo asnjëherë.
Dëshmitari është përgjigjur sot në pyetjet e prokurorit e pastaj të mbrojtjes së Mustafës, avokatit Julus Von Bone, ndërsa trupi gjykues do të shtrojë pyetjet ene seancën që do të mbahet nesër.
Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale