Dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04576, Hajrush Kurtaj, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, e ka paralajmëruar prokurorin James Pace që nëse vazhdon të përdorë fjalën “rrenë”, ai pa marrë parasysh pasojat do të ndërpresë dëshminë e tij.
Paralajmërimi i Kurtajt erdhi pasi prokurori Pace i tha atij se nën betimin e gjykatësve, informatat që ia ka dhënë ZPS-së në një intervistë në muajin shkurt të vitit 2020, nuk kanë qenë të vërteta, por gënjeshtër, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Prokuror, disa herë e përmende fjalën rrenë, rrenë nuk dëshiroj ta dëgjoj. Se ma herët thatë se për profesorin se ka rrejt. Nëse vazhdoni me këtë komunikim unë e ndërpres, pa marrë parasysh pasojat. Nuk mërzitna për pasoja absolut. Fjalën rrenë heke prej fjalorit”, tha Kurtaj.
Sipas dëshmitarit, prokurori edhe gjatë hetuesisë e ka përdorur fjalën “rrenë”.
“Edhe gjatë hetuesisë ke thënë, ka rrejt profesori, keni rrejt ju. Fjalën rrenë e hekni, ose nga ky moment e ndërpres pa marrë parasysh pasojat. E di që jeni fuqi dhe mund të merrni masa, por për atë punë nuk mërzitna. Vetëm nuk toleroj që të përdoret fjala rrenë as për mua as për profesorin, as për një qytetarë të Republikës së Kosovës”, shtoi dëshmitari Kurtaj.
Ky debat filloi pasi prokurori Pace ia kujtoi dëshmitarit Kurtaj një intervistë të dhënë për ZPS-në në muajin shkurt të vitit 2020, ku ishte pyetur për një pjesë të librit të tij ku flet për një Plan Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe ku në këtë intervistë të vitit 2020 kishte folur për informata që kishte lidhur me këtë plan. Ndërsa në dëshminë që është duke e dhënë sot, është duke e mohuar që di diçka për planin në fjalë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025